'Ethet e minjve' shënon viktimën e parë në Shqipëri - Arbëria News

‘Ethet e minjve’ shënon viktimën e parë në Shqipëri

Sëmundja “Ethet e Minjve” ka mbërritur dhe në vendin tonë. Dy raste janë paraqitur deri tani në QSUT,  ku  është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një 32 vjeçar nga Erseka, i cili nuk ka mundur ti bëjë ballë kësaj sëmundje.

Shefja e Shërbimit të Infektivit në QSUT, Najda Como, shpjegoi për Report Tv se “ethet e minjve” ose sic quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi I kuq dhe transmetohet përmes ushqimit. Como shton se nga virusi mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.

Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + ten =