EURO 2016/ Gudjohnsen : "Sfida me tre Luanët do të jetë më e rëndësishmja në histori" - Arbëria News

EURO 2016/ Gudjohnsen : “Sfida me tre Luanët do të jetë më e rëndësishmja në histori”

Eidur Gudjohnsen është emri më  i famshëm islandez në botën e futbollit. Lojtari i cili ka qënë pjesë e ekipeve të mëdha si Chelsea apo Barcelona ka folur në lidhje me sfidën me Anglinë

23EA7ED700000578-2867256-image-a-131_1418143924141

Askush nuk do ta kishte besuar që Islanda, and një vend me pak më shumë se 300 mijë banorë, this site do të kalonte fazën e grupeve të europianit për t’u përballur në 1/8 at me Anglinë. Fati deshi që këtë emocion ta përjetonte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit islandez, more about Eidur Gudjonsen, i cili sheh një lidhje të ngushte mes futbollit të dy vendeve.

“Për ne përballja me Anglinë është e vecantë, sepse futbolli anglez ka patur një ndikim shumë të madh tek ne. Cdo islandez në të gjitha brezat ka qenë tifoz i një skuadre angleze. Prandaj unë shoh një lidhje të ngushte me futbollin anglez. Gjëja më e rëndësishme për në është fakti që kemi kaluar grupin.”

Sulmuesi 37-vjecar në karrierën e tij ka luajtur me skuadra të ndryshme në Premier League, ku kulmin e ka patur me Chelsean në sezonet 2000 -2006. Ai zbulon se ka marrë edhe një mesazh nga ish-shoku i skuadrës te blutë e Londrës, Frank Lampard.

Vetëm Frank Lampard më ka dërguar një mesazh duke qeshur…për faktin se do të përballeshim në 1/8 at me Anglinë. Nuk e di në të vërtetë se cfarë ka dashur të më thotë.

Islanda është shembulli më i qartë se në futboll e pamundura nuk ekziston. Edhe një skuadër e vogël, por me shumë dëshirë për të spikatur në futbollin elitar, mund t’ia dalë mbanë.

Gjatë dy viteve të fundit cdo ndeshje ndërkombëtare që kemi luajtur e kemi menduar si sfidën më të madhe të historisë së futbollit tonë. Dhe tani kemi arritur në këtë moment historik. Me Anglinë do të jetë sërish ndeshja më e madhe e historisë së futbollit tonë. Në futboll gjithcka është e mundur. Jemi realistë për mundësitë tona dhe për faktin se mund të jemi nënvlerësuar, por do të bëjmë të pamundurën për të qëndruar në Europian. 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 11 =