EURO 2016 , Marc Wilmots shfaqet tepër optimist përpara sfidës me Italinë - Arbëria News

EURO 2016 , Marc Wilmots shfaqet tepër optimist përpara sfidës me Italinë

Sfida me ‘azzurët’ e Italisë është 1 ditë larg dhe atë Wilmots e pret me padurim dhe me plot entuziazëm

marc-wilmots-belgium-euro-2016_3358516

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga përballja mes Kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Italisë, trajneri i “Djajve të Kuq”, Marc Wilmots, është shfaqur opotimist duke u shprehur se skuadra e tij mund t’i suprizojë të kaltërit:

“Antonio Conte mund të luajë me formacionin 3-5-2 ose 4-3-3. Sigurisht që ata janë favoritë për të dalë fitues nga ky takim, por mund të ndodhë dhe e kundërta dhe mund të jetë skuadra ime ajo që mund t’i surprizojë të gjithë.”

Në teori, Kombëtarja Belge mund të paraqitet me formacionin 4-2-3-1. Falë këtij rreshtimi ata arritën kualifikimin për “Euro 2016”, por trajneri Wilmots ka në dispozicion shumë futbollistë të talentuar dhe nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të modulit të lojës. Më tej tekniku ka theksuar  se e ka studiar me detaje lojën e Italianëve:

“Kam vëzhguar me kujdes lojës e tyre. Futbollistët e mi gjatë këtyre ditëve kanë marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për rivalin me të cilin do të përballemi të Hënën. Sidoqoftë e vetmja gjë që mund të them është se unë nuk firmos për barazim, pasi jemi një skuadër me shumë potencial.”

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 1 =