Komentet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbi tregjet financiar, rezultojnë të vërteta sipas ekspertëve të këmbimit valutor. Trump shkroi në Twitter gjatë javës se euro është e nënvlerësuar kundër dollarit, “çka vendos SHBA në një disavantazh të madh”.

Duke u bazuar te modeli i paritetit të fuqisë blerëse të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Trump ka të drejtë, pasi valuta e përbashkët është 22 për qind e nënvlerësuar ndaj dollarit amerikan.

Sipas The Economist, euro është nënvlerësuar për 15 për qind. Euro ra menjëherë pas komenteve të Trump, në 1.1302 kundër dollarit, duke u rimëkëmbur lehtë më vonë. Valuta e përbashkët ka rënë me 4 për qind ndaj valutës së gjelbër në 12 muajt e fundit. Tregues të tjerë sugjerojnë se vlerësimet nuk kanë devijuar shumë nga normat historike.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

This is because the Euro and other currencies are devalued against the dollar, putting the U.S. at a big disadvantage. The Fed Interest rate way too high, added to ridiculous quantitative tightening! They don’t have a clue!

Bloomberg Opinion

@bopinion

European landmarks have a question they desperately need answering: How do you stop the tourists from coming? https://bloom.bg/2R0KhAZ 

14K people are talking about this

Indeksi i Rezervës Federale për dollarit që zhvesh efektet e inflacionit dhe tregtisë, valuta është 6 për qind sipër mesatares 20-vjeçare. Ndërkohë, euro është rreth 6 për qind poshtë mesatares që prej prezantimit në vitin 1999.

Sipas analistëve të RBC Capital Markets, valutat janë brenda vargut normal të vlerësimeve dhe nuk ka ndonjë politikë të mirëmbajtës së një valute të nënvlerësuar, apo politikë të ruajtjes së nënvlerësimit të valutës./Telegraf/