Europa digjet nga i nxehti, kurse Australia mbulohet nga dëbora - Arbëria News

Europa digjet nga i nxehti, kurse Australia mbulohet nga dëbora

AUSTRALI– Në kushtet kur Europa po kalon të  nxehtin afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnw nw minus tre gradë në zonat malore.  Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta e të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane “ABC,” reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Shumë resorte janë plotësisht të ndërprera nga dëbora dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët. Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, kurse më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët  e thyera  dhe bllokimin e rrugëve. Kujtojmë që australianët festën e ndërrimit të viteve e festojnë në brigjet e detit, kur në Europë festohet nën reshje dëbore.

d.ba./Shqiptarja.com

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − eight =