Europa League, Arsenal fundos Napolin, fitojnë Chelsea, Benfica e Valencia - Arbëria News

Europa League, Arsenal fundos Napolin, fitojnë Chelsea, Benfica e Valencia

Arsenali fundos Napolin. Londinezët fituan 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League ndaj skuadrës italiane dhe prekin kualifikimin për më tej. Fituan edhe Çelsi me Benfikën ndërsa Valencia bëri të sajin derbin spanjoll.Napoli fundoset në Londër. Në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League Arsenali mundi 2-0 Napolin në “Emirates Stadium” dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve.Llogaritë e takimit më interesant të kësaj faze mbyllen që në 25 minutat e para kur topçinjtë shënojnë dy herë. Fillimisht tundi rrjetën juventini i ardhshëm Aron Ramsey.

Më pas goli i dytë vjen nga mesfuhsori Torreira por vendimtar ishte devijimi i mbrojtësi të italianëve Koulibaly. Napoli rritet në pjesën e dytë por Zielinski nuk shënon dot në rastin e krijuar ndërsa portieri Meret eviton më të keqen. Pas 7 ditësh në ndeshjen e kthimit djemve të Ancelotti-t u duhet një mrekulli.

Në Pragë ndaj vendasve të Sllavias , Chelsea e zgjidhi takimin vetëm në fund. Goli i shënuar nga mbrojtësi Alonso i dha fitoren bluve të Londrës në takimin e parë çerekfinal.

Valencia është me njërën këmbë në gjysmëfinale pasi ka fituar në transfertë derbin ndaj Villarreal 3-1. Dy herë Goncalo Guedes dhe një gol i Daniel Wass i dhanë fitoren skuadrës nga Mestalla ndërsa Santi Cazorla kishte barazuar përkohësisht për vendasit.

Ndërkaq talenti i Benficës Joao Felix tregoi pse skuadrat e mëdha janë gati të shpenzojnë shuma të mëdha për të pasur shërbimet e tij. Felix ishte protagonisti absolut në fitoren 4-2 të Benficës ndaj Frankfurtit në Lisbonë duke shënuar tre gola.

Përgatiti Andi Kapxhiu/shqiptarja/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 18 =