Europa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste gjatë festave të fundvitit - Arbëria News

Europa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste gjatë festave të fundvitit

auto_201512261941462636461451156402

Policia austriake ka paralajmëruar kryeqytetet evropiane, cheap për sulme të mundshme terroriste në prag të Vitit të Ri, duke bërë që shumë shtete të mobilizohen dhe të marrin masa për të shtuar sigurinë.

“Disa ditë para Krishtlindjeve një paralajmërim nga një shërbim i inteligjencës iu ishte dërguar kryeqyteteve të Evropës, duke thënë se do të ketë sulme të ndryshme me të shtëna armësh Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në hapësirat e populluara”, u shpreh shefi i policisë së Vienës ku pohoi për gazetën italiane “La Stampa” se shërbimet inteligjente kanë njoftuar policitë e disa vendeve të Europës.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë ka thënë se vendi i tij ende është shënjestër e terrorizmit, duke mos konfirmuar ndonjë operacion për ndonjë situatë të veçantë.

Këto masa sigurie vin fill mbas ngjarjes tragjike të sulmit që goditi Parisin më 13 Nëntor, në teatrin ‘Bataclanit’, nga ku mbetën të vdekur 130 persona.

Arbëria News 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =