Fabrizio Miccoli tërhiqet nga futbolli - Arbëria News

Fabrizio Miccoli tërhiqet nga futbolli

Palermo-v-Chievo-Fabrizio-Miccoli-celeb_2837058

Kohë lamtumirash mesa duket. Edhe italiani 36 vjeçar, drugs  Fabrizio Miccoli vendosi të dalë në pension pas një gjysëm sezoni mjaft të këndshëm në ishullin e Maltës të Birkirkara me të cilën edhe shënoi disa gola në kupat e Europës.

“Mbas 20 viteve futboll desha ta mbyll me buzëqeshje. Gati sa nuk e mbylla në mënyrën që nuk doja, por më pas gjeta Maltën për t’a mbyllur atje,” tha italiani që për Birkirkara shënoi 10 gola në 18 ndeshje.

Miccoli ka një karrierë të pasur ,teksa ka veshur fanellat e klubeve si Juventus, Fiorentina, Benfica, Palermo e Lecce për t’a mbyllur me Birkirkara te Maltes. Sulmuesi shtatshkurtër ka veshur 10 herë edhe fanellën e Kombëtares italiane dhe ka shënuar dy gola.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 4 =