Ashim Thaçi mban fjalimin e parë si president i Republikës së Kosovës - Arbëria News

Ashim Thaçi mban fjalimin e parë si president i Republikës së Kosovës

hashim-thaci-660x330

Hashim Thaçi, presidenti i zgjedhur i Kosovës, ka mbajtur fjalimin e tij para deputetëve, ambasadorëve, krerëve fetar, përfaqësuesve të institucioneve europiane dhe udhëheqësve universitar.

“Sot është një momenti veçantë në jetën time. Jam angazhuar në të gjitha proceset që kanë sjell lirinë dhe pavarësinë, jam i nderuar që jam pjesë e të gjitha proceseve. Si kryeministër i vendit kam shërbyer me tërë energjinë për të mirën e Kosovës dhe  bashkë e kemi ndryshuar.

Tani do të jem në detyre të re, për një Kosovë të re demokratike dhe multietnike, kam shpresë dhe besim tek qytetarët tanë, kam besim në institucionet e vendit. Si president do të jem garant i respektimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së saj. Më lejoni të falënderojë presidenten Jahjaga për punën e saj në 5 vitet e fundit.

Qytetarët e Kosovës meritojnë jetë të qetë, vende pune dhe mirëqenie europiane.

Qëllimi dhe vizioni ynë është integrimi në BE dhe NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA’të. Do të punojë në drejtësi dhe kundër korrupsionit, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe arsim.

Ne do ta përmbyllim procesin e formalizmit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, shteti i Kosovës po afirmohet çdo ditë, Kosova sivjet për herë të parë do të marr pjesë në lojërat olimpike dhe po punojmë që të anëtarësohemi në FIFA dhe UEFA.

Shteti i Kosovës është i zotuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të kaluarën ne nuk mund ta ndryshojmë por duhet të punojmë që të mos ta përsërisim. Dialogu nuk ka alternativë, por tani ai duhet të ketë një dinamik të re, më vendimmarrëse.

Do të jemi të pa kompromis kundër çdo elementi fundamentalistë dhe ekstremistë.

Si kreu i shtetit do ta përfaqësojë unitetin e popullit të Kosovës”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 8 =