Ferrari dhe Vettel në sulm në pistën e Austin - Arbëria News

Ferrari dhe Vettel në sulm në pistën e Austin

vettel makina

Ditën e diel do të zhvillohet në pistën e Austin gara e Çmimit të Madh të Amerikës, information pills një nga 4 garat e fundit sezonale në Formula 1. Skuadra Ferrari do të përdorë në këtë pistë motorin e pestë sezonal, for sale që do t’i kushtojë 10 pozicione në renditje në startin e garës. Megjithatë, ailment ky fakt nuk e shqetëson aspak pilotin gjerman Sebastian Vettel, pasi sipas tij gjithçka është pjesë e planit. Për më tepër që gjithçka bëhet në funksion të makinës që do të përdoret nga pilotët në vitin 2016.

Vettel rrezikon kështu të humbasë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, por sipas tij gjithçka bëhet në funksion të një makine kompetitive sezonin e ri. “Shpresojmë shumë që tri fitoret e deritanishme dhe puna që po bëhet të na shërbejë për të ndërtuar makinën e përkryer vitin tjetër. Problem këtë sezon është se Mercedes ka patur një makinë superior, por gjatë këtij sezoni kemi patur moment të mira, kur kemi rivalizuar”, deklaroi Vettel.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” ka 7 pikë më shumë në renditje se Nico Rosberg, ndërkohë që janë edhe katër gara për t’u zhvilluar. Sot pasdite zhvillohen provat e lira dhe nesër ato zyrtare. Ndërsa gara, në pistën e Austin, do të zhvillohet ditën e diel, ora 20:00. Britaniku Lewis Hamilton kryeson renditjen me 66 pikë avantazh nga Sebastian Vettel dhe në rast se fiton e gjermani del i treti festoon para kohe titullin kampion në Formula 1 për këtë sezon.

Këtë fundjavë do të përdorim motorin e pestë. Ky ishte i parashikuar dhe objektivi është të kemi një motor më të fuqishëm në garë. Mekanikët kanë bërë një punë të admirueshme në çdo garë. Vendosëm që këtë ndryshim ta bëjmë në Austin, pasi është një pistë e gjerë dhe që lejon parakalimet. Kjo do të na japë mundësi të bëjmë një garë sulmuese dhe mendoj se zgjedhja që kemi bërë do të japë rezultate në garë”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =