Festivali i Filmit/ Marco Bellocchio çel IHRFFA-n e “Marubit”, Çashku rrëfen surprizat - Arbëria News

Festivali i Filmit/ Marco Bellocchio çel IHRFFA-n e “Marubit”, Çashku rrëfen surprizat

Kujtim Çashku

Të fokusuara në temën “Injoranca vret”, rreth 44 filma të huaj edhe shqiptarë do shfaqen në edicionin e katërmbëdhjetë të Festivalit të të Drejtave të Njeriut, IHRFFA në Akademinë “Marubi” në Tiranë. Drejtori i këtij festivali, kineasti Kujtim Çashku, u shpreh gjatë një konference për mediat se festivali do të ketë prurje që zgjojnë një sensibilitet të madh, të cilat do të do të prezantohen edhe me realizime të kinematografike nga emra të njohur të kinemasë.

“Jam shumë i lumtur, që Shqipëria mbështet përherë edhe më tepër këto festivale. Nëpërmjet filmave që vijnë edhe ikin japim një kontribut modest. Një pjesë e tyre janë premierë. Janë të ftuar edhe disa regjisorë nga vende të ndryshme. Motoja e festivalit tonë ka qenë që të marrim nga ata filma, që janë censuruar në vendet e tyre nga regjisorë që kanë vënë në rrezik jetën e tyre”, tha kineasti Kujtim Çashku.

I pranishëm në prezantim ishte edhe Zvendësambasadori i OSBE-së Robert Wilton, i cili e konsideroi festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme për jetën kulturore në vend dhe fton publikun për ta ndjekur.

Konferenca për mediat ne praninë zvendësambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton

“Festivali është një nga momentet më kyç edhe më të fuqishme në vitin kulturor të Tiranës. Këtë vit kemi një temë shumë prekëse dhe jetësore për botën tonë moderne, “Injoranca vret”. Është një temë esenciale, për funksionimin e botës moderne, që flet për diçka shumë të rrezikshme sot. Sot kemi politikanë edhe media që tentojnë që të na ndajnë nga njëri-tjetrit, ata tentojnë që të ngrenë mure fizikë edhe mendorë midis njerëzve. Kjo urrejtje edhe kjo injorancë vret në një mënyrë shumë praktike. Më shumë injorancë ka domethënie, më shumë dhunë, urrejtje edhe vdekje”, tha Wilton.

Etilda Gjoni foli rreth disa zhvillimeve të tjera te festivalit, ku shtoi se “Pjesëmarrës do të jenë 800 persona, nxënës të shollave të mesme, ekspert të drejtave të njeriut edhe politikanë shqiptarë. Janë angazhuar mbi 15 institucione dhe do të kemi 35 penalistë që do të diskutojnë në këto forume”, Gjoni tha se “ 9 filma do të shoqërohen me forume, për shkak se tematikat e trajtuara provokojnë sensiblitet në publik”.

Edicioni i 14-të i IHRFFA-s do të ëelet të hënën më 16 shtator, në orën 19.00 me filmin “Tradhtari” me regji të kineastit të njohur italian Marco Bellocchio. Filma do të shfaqen në disa institucione të njohur të Tiranës, ku përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, ato do të shfaqen edhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, si dhe Europe House,  Akademia e Sigurisë, qendra COD në Kryeministri, etj.

Intervista
Zoti Çashku, edicioni i 14-të i IHRFFA-s, që do të mbahet nga datat 16-deri më 21 shtator, çfarë elementësh të rinj do të ofrojë dhe  çfarë temash të reja janë përfshirë në tematikën e këtij festivali?

-Mendoj së pari, se si risi, meqenëse ne jemi festival tematik, ofrohet tema  e zgjedhur, “Injoranca vret”. Kjo temë është mjaft sensitive, jo vetëm në mënyrë lokale në shoqërinë shqiptare, por po ta zgjerojmë (sepse filmat që zgjedhin vijnë nga gjithë bota), do të thotë që një nga çelësat tanë ka qenë që të zgjidhen filma që lidhen me këtë lloj tematike. Dhe kështu që, mënyra sesi është shfaqur dhe si mund të shfaqet sesi mund të dominohemi pa kuptuar nga një fenomen i tillë, do ta shikoni në aspekte të ndryshme, në kënde të ndryshme të botës, jo thjesht lidhur me Europën, por shumë më tej dhe më gjerë. Kur flasim për disa fenomene të reja, që janë siç e dini: forma e formimit, informimit dhe komunikimit të shoqërisë moderne, që çdo ditë në mënyrë dinamike është në ndryshim e sipër. Çfarë do të thotë kjo? Ajo që ne e quajmë google planet (ose le të themi planeti i internetit) me planetin Tokë që jetojmë është në një relacion që pa kuptuar as vet njerëzit nuk arrijnë ta shohin me koshiencë që  janë banorë të këtyre dy planetëve. Kështu që, vetvetiu, influenca që ka në mendjet tona, në ndjesitë tona, më mënyrën e komunikimit tonë, i ka dhënë një kuptim tjetër jetës, madje vetë globit. Globi është bërë më i vogël, janë shpartalluar shumë e shumë mure dhe që në kontrapunt me të, në të njëjtën kohë, ka dhe mure që ngrihen nga politika të caktuara që i preferojnë muret.

Kështu që ky konflikt mes asaj që shpartallon muret, pra forma e re e komunikimit, format e re e formimit, forma e re e informimit,  jo gjithmonë, me mënyrën konkrete me të cilën ndodh nga ato vende që në njëfarë mënyre stimulojnë muret, është në një konflikt. Kjo është një gjë që do ta shikojmë në filmat që do të shfaqen në këtë edicion.

Për t’u shprehur më figurativisht dhe duke iu afruar gjuhës së filmit, cilat janë pikërisht këto mure që po ngrihen e marrin trajtim në filmat e festivalit?

-Kur flasim për mure, ju e dini, që neve kemi fenomenin e ri në Europë siç është fenomeni i emigracionit. Në aspektin human, në bazë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, emigracioni është një e drejtë që çdokush ka të drejtën e tij që të zgjedh vendin se ku jeton dhe ku banon për të përmirësuar kualitetin e jetës së tij dhe të ardhmes së tij. Nga ana tjetër, neve jetojmë në një botë që është e rrethuar me kufij, me shtete, me kombe, me etni dhe kështu që vetvetiu, kjo lloj përplasjeje që ndodh mes tendencës për të qenë i lirë për të lëvizur në mënyrë të lirshme, nuk korrespondon me atë që kemi trashëguar në shekuj, me kufijtë, me gardhet, që të vijmë qoftë edhe në fshat të vogël, madje ka edhe tendenca për të vënë gardhe edhe nëpër dete. Nuk duhet parë se çfarë ndodh me shtete, të cilat kanë politika të caktuara, pse jo qofshin anti-emigratore, e që ngrenë pastaj si pasojë e saj frymën populiste për të përligjur sundimin e një lideri totalitarist apo autoritarit. Kështu që një nga këto forma janë fenomenet që do shikoni  gjatë festivalit, sesi në pika të ndryshme manifestohen çështje të ndryshme, ashtu siç unë thashë që, në qoftë se neve nuk arrijmë të perceptojmë mënyrën sesi po na vjen ku lloj ndryshimi, në mënyrën e të menduarit përmes formimit, informimit dhe komunikimit, mundet vërtetë  të mendojmë që këto kuti që kemi nëpër xhepa, irade-t apo celularët mund të jenë pikërisht këto muret, që  fusin individin, e mbyllin brenda në vetvete  dhe individi fillon të humbas kontekstet sociale të vetvetes. Kështu është delikate për të kuptuar këto mure të dukshme apo të padukshme, këta kufij të trashëguar. Këto format që ne i quajmë kontinente dhe harrojmë shpejt që planeti është një shtëpi e përbashkët. Çfarë do të thotë me konceptin e shtëpisë së përbashkët, do të thotë që edhe ajo dukuri klimaterike që ndodh ka influenca në të gjithë botën, edhe një  përmbysje në filan vend ka influencë. Mund të kuptojmë se kjo përmbytje mund të jetë edhe jotja. Në planetin e vogël që jetojmë mund të vijë edhe tek ty. Po ashtu, ai zjarr që duket shumë larg, ai zjarr mund të pushtojë edhe ty. Ky është fenomeni që na duhet të kuptojnë sesi ne i krijojmë një  lloj barriere vetes, dhe dëmi mund të jetë një dëm që të na dëmtojë edhe ne vete nga uria imediate që kemi për pasurim imediat.

 The Traitor” (Tradhtari), filmi i Marco Bellocchio-s

Kur zgjodhët filmat rreth kësaj teme, paraprakisht a kishit mësuar ju se kishte prurje nga artistët, se kishte një sensisbilitet vetvetiu, ende pa u krijuar koncepti për zgjedhjen e temës?

-Unë mendoj që kjo ndodh kështu, ngaqë ne zgjedhim filma nga bota çdo vit. Kjo përvojë më ka krijuar mua një mundësi që të zgjedh. Unë shoh edhe tendencën sesi lëviz dinamika e filmit, dinamika e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe menjëherë t’i kupton se cilat janë ankthet, dilemat që ngrenë pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e njeriut, sepse ne humbin në interesin e shkurtër 24 orësh perspektivat tona, të ardhmen tonë. Pra unë do të thosha, se ajo gjë që e vret perspektivën tonë është injoranca. Njeriu duhet të mendojë për zgjidhjet afatgjata, se ato kanë të bëjnë me të ardhmen, zgjidhjet e atypëratyshme, shkaktojnë dëme katastrofike, duke mos pasur një vizion shumë më të gjerë se çdo të ndodhë me jetën e secilit prej nesh pas 5, 15 apo 20 vjetësh.

Por duhet të theksojë se gjatë përzgjedhjes kemi pasur edhe patronazhin e ambasadorit italian, Alberto Cutillo. Nën patronazhin e tij dhe Ambasadës Italiane në TIranë janë sjellë edhe disa filma që janë mjaft sensitiv siç janë filmi “The Traitor” (Tradhtari) i Marco Bellocchio-s që do të hap edhe festivalin. Gjithashtu është sjellë edhe filmi “Dogman” (Kujdestari i qenve)  nga Matteo Garrote. Një film i mirë në këtë edicion është edhe “Coldwar” (Lufta e Ftohtë) e Paëel Paëlikoëski, që është edhe kandidta për Oscar.

Lë të kthehemi pak në “shtëpinë” tuaj, vetë institucioni “Marubi” sa ka kontribuar me prurjet për edicionin e 14-të të IHRFFA-s?

-Po sigurisht që ka kontribut, Ky kontribut ka nisur që gjatë vitit akademik. Dihet që ne shfaqim filma gjatë gjithë vitit dhe kemi shikues të përhershëm, ata që ne i quajmë dashnorët e kinemasë. Kjo përpjekje bëhet që të ketë më shumë shikues, më shumë jetë kulturore në Tiranë, tek ky metropol prej një milionë, nuk duhet të arrijë puna që të rrinë tek “Kali  i Skënderbeut”. Ky metropol ka nevojë për shumë më tepër. Dhe kontributi i “Marubit” ka përgatitur ata që përfaqësohem me krijimtari brenda e jashtë vendit. Me punën në vijim por edhe në këtë festival shpresoj që “Marubi” të jetë një dëshmi suksesi. Gjatë këtij viti ka një pasuri të madhe krijimtarie. Por edhe më tej profesionistë tanë janë shpërndarë edhe në mediat televizive, e këto arritje vijnë falë pedagogëve shqiptarë, atyre europianë e amerikanë që japin mësim prej vitesh. Studentë e “Marubit” marrin pjesë edhe në festivale si në Sarajevë, por edhe në gara ndërkombëtare të kinematografisë, sicc ishte një student yni që u arrit të futej në çerekfinalen e çmimit Oskar për studentët. Prej tyre janë 300 filma në arkivë.

/Shqiptarja.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 10 =