Fier/ Përplasje me armë mes policisë dhe shpërndarësve të drogës - Arbëria News

Fier/ Përplasje me armë mes policisë dhe shpërndarësve të drogës

policia-fier_42

Policia në Fier, medicine gjatë operacionit antidrogë të koduar “Street”, page ka arrestuar në flagrancë Agron Xhaxhajn, 27-vjeç, dhe Ergent Braçe, 28-vjeç, si dhe janë sekuestruar 7.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Xhaxhaj, banues në Roskovec, gjatë momentit të arrestimit ka kundërshtuar me dhunë efektivin e policisë, duke e detyruar këtë të fundit të qëllojë me armë.

Për pasojë, Xhaxhaj është plagosur në këmbë, ndërsa edhe punonjësi i policisë është plagosur lehtë me një mjet prerës.

Operacioni që u zhvillua në lagjen Nr. 2 në Roskovec kapi në flagrancë të dy shtetasit, pasi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 7.2 kg lëndë narkotike.

Mbi dy shtetasit e ndaluar rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + fifteen =