Fifi tashmë pjesë e Threedots? - Arbëria News

Fifi tashmë pjesë e Threedots?

Prej kohësh në media është përfolur për marrëdhënien mes këngëtares Fifi dhe kantautorit Flori por në fakt nuk paska qënë lidhje dashurie.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë hera e parë që këngëtarja Fifi po bashkëpunon me labelin ‘Threedots’.

Ndonëse ajo prej vitesh është pjesë e shtëpisë diskografike “Max Production” së fundmi ‘Iconastyle’ tregon se Fifi ka braktisur bashkëpunëtorët e vjetër dhe tashmë është bërë pjesë e labelit Threedots.

Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë teksa është pyetur se nëse do të jetë pjesë e Threedots, Fifi është përgjigjur:

“Po, nuk i dihet”, dhe tashmë në bion e saj të ‘Instagramit’ ku ajo gjithmonë mbante emrin e ‘Max Production’ është vënë re që Fifi e ka hequr atë duke treguar kështu se nuk është më nën menaxhimin e kompanisë së njohur.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 10 =