Filmi shqiptar “Amnistia” i përzgjedhur si një nga filmat më të mirë në Europë - Arbëria News

Filmi shqiptar “Amnistia” i përzgjedhur si një nga filmat më të mirë në Europë

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”45001″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Filmi shqiptar “Amnistia” me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, sot në mbrëmje shfaqet në festivalin ndërkombëtar të filmit “Let’s CEE Film Festival”, që mbahet në Vjenë. Festivali i filmit në Vjenë, e ka përzgjedhur filmin në kategorinë “The retrospektive”, ku ekspertë të filmit kanë zgjedhur krahas filmit shqiptar edhe tre filma tjerë në këtë klasifikim. Pjesë e listës janë edhe “Finde dead girls” nga Dalibor Matanic, “My dog kille” nga Mira Fornay dhe “Satantango” nga Bela Tarr. Filmi është zgjedhur si një nga filmat më të mirë të Evropës Qendrore e Juglindore, që janë bërë pas rënies së Murit të Berlinit. Festivali ka nisur më datë 1 dhe përfundon më 11 tetor. Filmi “Amnistia” që bën fjalë për Elsën dhe Shpëtimin, një dashuri historie që lind e zhvillohet edhe me ankth e pasion, ky është festivali i 70 që merr pjesë.

“Në festivalin e filmit në Vjenë projeksioni i filmit “Amnistia” është në datat 5 dhe 6 tetor, duke u bërë 70 festivale që filmi merë pjesë, ku këtë herë nuk është në konkurrim, por në programin “The retrospektive”. Pavarësisht produksioneve të reja, “Let’s Cee 2015” në Vjenë, Austri, i dedikohet filmave më të mirë klasikë të festivalit të prezantuar në formatin-Retrospektiva për të dytën herë. Katër filma më shumë, të zgjedhur nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë të filmit, për 25 vjet nga 25 shtete që mbulon festivali “Let’s Cee” do të shfaqen pas një çerek shekullit të rënies së murit të Berlinit. Por ndërsa “Aministia” nesër në mbrëmje shënon projeksionin e parë në festivalin e Vjenës, filmi “Krom” po me regji dhe skenar të Bujar Alimanit po përgatitet për pjesëmarrje në katër festivale në Gjermani, Belgjikë, Francë e Spanjë.

I prezantuar për herë të parë në pranverën e vitit 2011, filmi “Amnistia” ka marrë pjesë në shumë festivale të rëndësishme kinematografike në mbarë botën, duke marrë vlerësime si nga publiku, ashtu edhe nga kritika, ndër të cilat çmimin “C.I.C.A.E” në Festivalin e Filmit në Berlin, si edhe çmimin “Cineuropa”, në Festivalin e Kinemasë Europiane të Lecces. “Amnistia” gjithashtu ishte dhe zgjedhja e përfaqësimit të kinematografinë shqiptare në konkurrimin për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit të huaj. Aktorët, Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj, etj, janë kasti i përzgjedhur nga regjisori Alimani për filmin. Ngjarjet e filmit “Amnistia” zhvillohen në Shqipëri. Reforma e sistemit penal mundëson takimet intime mes të burgosurve dhe bashkëshortëve të tyre, njëherë në muaj. Një burrë dhe një grua, bashkëshortë respektivë të dy të dënuarve, takohen rastësisht jashtë dyerve të burgut.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =