Fituesi i Nobelit, reagon organizata amerikane: Keqardhje! - Arbëria News

Fituesi i Nobelit, reagon organizata amerikane: Keqardhje!

“Zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje”,kështu ka deklaruar organizata amerikane “Pen”, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë.

“Jemi të shtangur me përzgjedhjen e një shkrimtari, i cili ka shfrytëzuar zërin e tij publik për të minuar të vërtetën historike dhe për t’iu ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocidit, si ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”, tha shkrimtarja Jennifer Gean, presidente e organizatës Pen America.

“Në kohën e rritjes së nacionalizmit, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në mbarë botën, komuniteti letrar meriton më mirë se kjo. Ne ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë”, tha Gean.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet edhe si figurë kundërthënëse, fitoi Nobelin për vitin 2019. / Burimi REL

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =