Flamur Noka zgjedh kryetar të PD-së në Himarë…. sekretarin e PBDNJ-së - Arbëria News

Flamur Noka zgjedh kryetar të PD-së në Himarë…. sekretarin e PBDNJ-së

Andrea Gjonim, ask sekretar i PBDNJ për Himarën deri më dje , është  zgjedhur kreu i ri i degës së PD në Himarë.

Në nje njeh proces  fiktiv  te organizimit te  kësaj dege te re te PD dhe  me një Kuvend  ku morën pjesë vetëm  39 delegatë, shumica  jo anëtarë te PD, Gjani mori 27 vota përballë rivalit fiktiv te tij K. Çetri.

Kuvendi dhe “zgjedhja” e  Gjonit në krye të te PD Himarë  janë konsideruar si te pa ligjshme nga shumica e anëtarësisë  se PD-së së Himarë, pasi ne te ashtuquajturin Kuvend te saj kane marre pjese vetëm  39 delegate nga 100 me te drejte vote, ndërkohe qe një pjese e mire e tyre  nuk  janë zgjedhur  nga strukturat e PD-se.

Statuti i PD  e konsideron te pa mundur zhvillimin e kuvendit nese nuk sigurohet pjesëmarrja mbi 50 % e votave ne të.

Burime nga PD në Himarë thanë se procesi i organizimit te degës se PD në Himarë është manipuluar qe ne fillim nga Grupi i punës i kryesuara nga ish- ministri i Brendshëm  Flamur Noka, me qellim  kapjen  e PD-se nga grupimet  te njohura antishqiptare dhe filo-greke.

Zgjedhja e Gjonit ne krye të PD u be vetëm pak ore pasi Himaren e ka vizituar eurodeputetja  greko-qipriote Eleni Theocharous,  e cila ne nje takim me struktura te PBDNJ ka bere thirrje antishqiptare .

Besohet qe ne takimim me te ka qene i pranishem edhe kreu i i ri PD-së së Himarës.

Nderkohe qe ka fjalë se me Eleni Theocharous te jete takuar edhe deputeti  i PD dhe kreu i grupit te punës per Himarën, Flamur Noka./Minerva

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =