Flet i ati i Jonidës: As të vdekur nuk e pashë, 65 vjeçari dërgonte makina të ndryshme ta merrnin vajzën - Arbëria News

Flet i ati i Jonidës: As të vdekur nuk e pashë, 65 vjeçari dërgonte makina të ndryshme ta merrnin vajzën

canaku-shani-640x322

Jonida Çanaku, and 29-vjeçarja që u gjet e vrarë në Golem, order u përcoll dje për në banesën e fundit, capsule por familjarët nuk u lejuan në asnjë moment që të hapnin arkivolin.

Babai i saj, Sefedin Çanaku, tregon se as në morg, as në shtëpi dhe as në varreza nuk është lejuar që të zbulojë të bijën, për ta parë për herë të fundit.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai tregon se dyshimet e tij shkojnë deri aty, sa nuk e di se kë ka varrosur.

 Ai tregon edhe historinë e lidhjes 3-vjeçare që e bija kishte me biznesmenin 65-vjeçar, Sokrat Shani, si dhe kërkesat e tij të herëpashershme që vajza të ndahej nga ai.

Babai rrëfen frikën që kishte se ajo mund të vriste veten, pasi disa herë u kishte thënë se do të bënte vetëvrasje, nëse ndahej nga Shani…

Kur ka qenë hera e fundit që e keni parë vajzën tuaj?

Për herë të fundit e pashë ditën kur doli nga shtëpia e gjallë, për të m’u kthyer e vdekur. As për së vdekuri nuk arrita ta shoh. Doli nga shtëpia të shtunën në darkë, rreth orës 21:00, dhe më pas as nuk kam folur dhe as nuk e kam parë më.

Ju tha se ku po shkonte të shtunën, kur doli?

Na tha që do të takonte Sokratin. Siç na thoshte gjithmonë. Por as se ku do të shkonte dhe as se sa do të rrinte e kur do të kthehej.

Ai vetë erdhi ta merrte?

Jo, ai nuk para vinte vetë këtu. Shumë rrallë. Dërgonte makina të ndryshme, njerëz të ndryshëm që ne nuk i njohim.

Pra, ju keni qenë në dijeni të lidhjes që ajo kishte me 65-vjeçarin?

Po, kemi qenë të gjithë në dijeni. Edhe pse pa dëshirën tonë, nuk kishim si ta ndanim nga ai. Atë kishte zgjedhur vetë.

Sa kohë kishte vajza që ishte lidhur me këtë person?

Kishte diçka më shumë se 3 vjet.

Ai ishte i martuar?

Po, i martuar dhe me fëmijë. Por thoshte që nuk jetonte më me të shoqen. Jetonin ndarazi. Nuk ishin divorcuar zyrtarisht, por thoshte se do të niste procedurat e divorcit.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =