FMN: TVSH e parimbursuar rreth 120 milionë euro, duhet shlyer - Arbëria News

FMN: TVSH e parimbursuar rreth 120 milionë euro, duhet shlyer

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur përsëri zërin, duke paralajmëruar rrezikun që vjen për ekonominë shqiptare nga mospagimi në kohë i detyrimeve të shtetit për subjektet private. Në një raport kushtuar ecurisë së reformave në administratën tatimore, FMN konstaton se vetëm TVSH e parimbursuar janë rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, nga ana tjetër, ndodnëse flet me fjalë pozitive për punën e Tatimeve, Fondi nuk le papërmendur që edhe bizneset kanë aktualisht rreth 1 miliard dollarë detyrime ndaj shtetit, ku një pjesë e mirë është e parikuperueshme.

Borxhet
Ndër rekomandimet që FMN bën për qeverinë shqiptare, përfshihet ai që të paguhet shuma e prapambetur e TVSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Po kështu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar parashikimin e të ardhurave tatimore neto dhe për të siguruar që fondet janë në dispozicion, duhet të shlyejë menjëherë të gjitha pretendimet legjitime të rimbursimit të TVSH-së. Po kjo ministri duhet të kërkojë një ndryshim legjislativ për rimbursimin e kredive pa ndonjë pagesë minimale pa afat dhe pa detyrimin që tatimpaguesit të dorëzojnë një kërkesë të veçantë për rimbursim, ve në dukje FMN.

Borxhi i bizneseve ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve arriti në rreth 107 miliardë lekë deri në tetor të vitit 2018 ose rreth 1 miliardë dollarë. Sipas të dhënave shihet se borxhi tatimor në tetor të vitit 2017 ishte 111.5 miliardë lekë, por më pas deri në fund të vitit arriti të ulej në nivelin 95,5 miliardë lekë. Por përgjatë vitit 2018, borxhi nisi të rritje sërish me 7.5 miliardë lekë ose rreth 12 për qind.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shlyejë sa më shpejt detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Në një vlerësim të hollësishëm mbi administratën tatimore, FMN vëren se borxhet e prapambetura të qeverisë për rimbursimin e TVSH-së u rritën sërish vitin e kaluar, duke arritur në 14.8 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë euro. “Integriteti dhe besueshmëria e sistemit tatimor varet në rimbursimin e shpejtë të TVSH-së. Është shqetësuese që detyrimet e prapambetura janë rishfaqur”.

Biznesi i vogël 
Në analizën e sistemit tatimor, FMN përsëriti kritikat për vendimin e qeverisë, që përfshiu biznesin e vogël në TVSH, duke theksuar se kjo masë ka rritur kostot pa sjellë të ardhura për buxhetin. “Zgjerimi i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhduar negativ në ngarkesën me punë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve – si dhe kosto administrative për bizneset e vogla – pa sjellë ndonjë përfitim domethënës në të ardhura,” shkruhet në raportin e publikuar dje.

Raporti thotë se administrata tatimore u tregua profesionalisht e aftë në kryerjen e këtij tranzicioni përmes hartimit të një modeli të thjeshtëzuar deklarimi të TVSH-së për bizneset e vogla si dhe përmes një fushate masive komunikimi me këto biznese, por pavarësisht kësaj, përfitimet në objektivin e deklaruar të qeverisë konkretisht, “mbyllja e ciklit të TVSh-së” dhe rritja e të ardhurave buxhetore, sipas vlerësimit të FMN, ka pak gjasa të ndodhë. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të lavdërohet për tranzicionin e suksesshëm të 13 mijë bizneseve të vogla në sistemin e TVSH-së në vitin 2018”, shkruhet në raport, i cili shton: “Menaxhimi i kësaj sasie tatimpaguesish vendos një barrë shtesë mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me përfitime të pakta në termat e të ardhurave. Ajo vendos gjithashtu kosto shtesë në bizneset e vogla dhe ka pak gjasa të sjellë ndonjë impakt materjal në reduktimin e hendekut fiskal”.

Vlerësimi
Por, pavarësisht kritikave, FMN ka vlerësuar administratën tatimore dhe përmirësimin e rendimentit fiskal në 3 vitet e fundit. “Të ardhurat nga taksat janë rritur, nga 23.8% e prodhimit kombëtar që ishin në 2015-n, në 26% në fund të 2017-s, duke reflektuar rigjallërimin e ekonomisë. Tatimet kanë bërë progres të mirë në administrim, i cili duhet të ruhet”.

Sipas FMN-së, këto arritje kërcënohen nga ngushtimi i bazës fiskale, veçanërisht favoret e taksave që qeveria ka bërë për sektorë të veçantë si turizmi apo prodhuesit farmaceutikë, apo të tjerë, çka komplikon sistemin dhe hap shtigje për evazion.

Rekomandime
Sa u përket rekomandimeve të tjera për përmirësimin e punës në Tatime, ato kanë të bëjnë me masa të tilla si r
ishikimi i kritereve për tatimpaguesit e mëdhenj për të siguruar që të gjithë këta tatimpaguesit të menaxhohen nga Zyra e Tatimpaguesve të Mëdhenj; krijimi i një njësie të menaxhimit të riskut tek Zyra e Tatimpaguesve të Mëdhenj në kuadër të mbrojtjes nga rreziku i diferencimit, duke përfshirë këtu analizën e të ardhurave tatimore dhe profilizimin e tatimpaguesve. Po kështu, hartimi i një plani për të shlyer borxhet e papaguara të taksave apo transferimi i funksionit të apelimit të tatimpaguesit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tek DPT.

/JavaNews/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =