Forcat izraelite ndërhyjnë në protestat në Bregun Perëndimor - Arbëria News

Forcat izraelite ndërhyjnë në protestat në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj një grupi që protestonte kundër vdekjes së një gruaje palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezja Fatma Suleyman, mëngjesin e sotëm humbi jetën si pasojë e përplasjes së një kamioni i drejtuar nga koloni hebre në automjetin e saj në qytetin Beitullahim (Bethlehem) në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë palestinezët që dëshironin të protestojnë kundër incidentit, u përballën me intervenimin e forcave izraelite.

Forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët që protestonin.

Gjatë intervenimit u plagos një i ri palestinez në këmbë, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai u plagos me plumb të vërtetë nga forcat izraelite.

Forcat izraelite u përpoqën që të arrestojnë të riun palestinez të plagosur derisa palestinezët përreth dëshironin që ta dërgojnë atë në spital.

Ushtarët izraelitë drejtuan armët e tyre drejt palestinezëve që kishin ardhur për ndihmë. Një kohë nuk lejuan që i riu të transportohet në spital. Më pas palestinezët në mesin e të cilëve edhe gra, e shpëtuan të riun palestinez nga duart e ushtarëve izraelitë dhe e dërguan në spital./ballkanweb/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − ten =