Hulumtuesit  për 13 fosilet e eshtrave dhe dhëmbëve të zbuluara në shpellën Callao që ndodhet në veri të ishullit filipinas Luzon, thanë se i përkasin një gjallese shumë të shkurtër e ngjashme me njeriun për të cilën deri më tani nuk dihej.

Më tej theksohet se fosilet e gjetura gjatë gërmimeve në vitet 2007, 2011 dhe 2015 janë të 3 individëve të species “homo luzonensis”.

Supozohet se njëri prej individëve daton prej para 67.000 vitesh ndërsa tjetri para 50.000 vitesh.

Arkeologu Florent Detroit thotë se fosilet dhe dhëmbët e gjetura në Filipine janë mbetjet më të vjetra njerëzore që janë gjetur deri më tani.

Gjetjet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”.