Nënë Tereza dhe qorrfermanët e Tiranës - Arbëria News

Nënë Tereza dhe qorrfermanët e Tiranës

Nga: Kolec TRABOINI

Ndërkohë që ministrja totalisht e paaftë e Ministrisë së Kulturës, adiposity Mirela Kumbaro, me ca fjalime të një niveli mjeran përrallis për ca suksese glorioze të ekipit të saj qorrferman si nëpër përrallat arabe, ndërkohë pra në mes të Tiranës në një rrugicë të lagjes Komuna e Parisit gjendet prej më shumë se një viti e braktisur dhe e shtrirë përdhe me vështrim mëshirues drejt qiellit shtatorja e Nënë Terezës.

12246642_1208123812533348_6655844541967495477_n

Dihet që ishte goditur e dëmtuar me kamion dy herë nga njerëz të ikur errësirës në drejtim “të paditur” në aeroportin e Rinasit dhe qe është zëvendësuar me një tjetër. Mjerisht kjo shtatore me përmasa të mëdha kështu e braktisur në rrugë dhe e rrëzuar përdhe ka qenë edhe kur ka ardhur Papa Francesku dhe të gjithë pushtetarët u përjargën me hipokrizi se gjoja kishin shpirt të përvujtun kristian.

12240104_1208123855866677_124700579886315020_n

Përralla. U ngutën ti qëndronin Papës afër për të fituar popullaritet në sy të popullit që qëndronte larg se ku të linin patricët ti afroheshe udhëheqësit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Vikarit të Krishtit, nese ishe fukara i drobitur?! Dhe ja arritën.

12289471_1208123552533374_2542068664619168390_n

Por e vërteta është kjo që shihet në ketë kuadër, ndaj klerikët e fesë katolike, imzot Rrok Mirdita është mirë ta marrë këtë fotografi e t’ia dërgojë Papës në Vatikan për të kuptuar fytyrën e vërtetë të pushtetarëve hipokritë shqiptar që në dukje shiten si engjëj por në shpirt kanë dreqin e mallkuar, qiri në katran.

Ju lutem çojani Papës se Romës këtë fotografi se është fytyra e vërtetë e dallkaukëve të Tiranës!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =