FOTO/ Ylli i Tottenham shpërthen mes lotëve, eleminimi nga botërori mund ta çojë në...ushtri! - Arbëria News

FOTO/ Ylli i Tottenham shpërthen mes lotëve, eleminimi nga botërori mund ta çojë në…ushtri!

Goli kundër Meksikës nuk mjaftoi për t’i shmangur Koresë së Jugut eleminimin nga Botërori në Rusi. Dhe pavarësisht golit të shënuar, ndër më të dëshpëruarit ishte ylli i ekipit, Son Heung-Min, jo vetëm për shkak të dashurisë për atdheun por edhe shqetësimit personal. Futbollisti i Son rrezikon 21 muaj shërbim në ushtri me 100 euro në muaj (ai që tani fiton 360 mijë), e cila është e detyrueshme për çdo koreanojugor nën 28 vjeç. Ai mund të përjashtohej nga ky shërbim për meritat sportive, të cilat do t’i përmbushte nëse kombëtarja kualifikohej në fazën me eleminim direkt. Megjithatë ai ka dhe dy mundësi të tjera, duke parë moshën 25-vjeçare, Lojërat Aziatike në gusht në Indonezi ose Kupa e Azisë në janar të vitit 2019. Por, në këtë rast, gjithçka varet nga vullneti i Tottenham për ta lënë të shkojë të luajë ndërkohë që sezoni futbollistik në Angli do të ketë filluar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =