FOTO/ Zhgënjimi i Durdës: edhe ministrja Mimi Kodheli, si Fatmir Mediu - Arbëria News

FOTO/ Zhgënjimi i Durdës: edhe ministrja Mimi Kodheli, si Fatmir Mediu

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”86044″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”86037″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Tragjedia e Gërdecit, ailment megjithse kanë kaluar rreth tetë vite nga ngjarja vazhdon të jetë një plagë e hapur për familjarët e viktimave, website të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Zamira Durda, njera prej tyre, pas pushimit të gjyqit penal ka nisur një proces gjyqësor në Strasburg, kundër Ministrisë së Mbrojtjes të drejtuar prej tre vitesh nga Mimi Kodheli, e cila, megjithse kur ishte përfaqësuese e një partie në opozitë protestonte dhe premtonte vendosjen në vend të drejtësisë, sot në pushtet nuk bën asgjë më pak se ish homologu i saj i asaj kohe, Fatmir Mediu. Situatë e njejtë, nuk ka asnjë ndryshim, shprehet në terma të përgjighshëm Durda.

“Kam qenë në 213 seanca gjyqësore. Më kanë shtyrë, përzënë, por nuk dorëzohem. Djali im iku 8 vjeç nga kjo botë. Kur e gjeta të djegur 65 përqind të trupit, më kërkonte ujë dhe më recitonte vjershën Thuthuqi, aty ku kishte arritur me mësime. Fjala e parë që më tha ishte më fal, që ika pa leje. Mua njeri nuk më ka kërkuar falje qysh atëherë”, shprehet Durda e ftuar në emisionin “Dritare” , të Rudina Xhungës. E pyetur kë fajëson, zonja Durda thotë:

“Unë fajësoj Ministrinë e Mbrojtjes , sepse nuk ka bërë detyrën, nuk më ka mbrojtur. Ishim në shtëpi, ne nuk ishim në luftë. Këtu nuk gjejmë dot drejtësi. Ndaj po e pres nga jashtë. E kemi çuar çështjen në Strasburg në 2009. Sepse ishte krim shtetëror dhe shteti im nuk e ka hetuar. Di që janë kryer të gjitha procedurat. Dhe penalisht është mbyllur, asnjë nga 29 të pandehur nuk ka faj. Dhe në procesin civil kemi përballë Ministrinë e Mbrojtjes, që mbron paraardhësit e vet. Dhe normal se ata të njëjtët janë, u ndërrua Mediu me Kodhelin, po në gjyqe ministria paraqitet me të njëjtit njerëz. Unë kam përballë të njëjtën zyrë juridike të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk pranon as faj, as të paguajë dëmshpërblim. Këta janë të njëjtit njerëz dhe sillen njësoj, pavarësisht se kush është në pushtet”.

E pyetur për gjyqin ne Strasburg, Zamira Durda shpjegon se edhe atje ka përballë Ministrinë e Mbrojtjes, që mbrohet duke përsëritur se çdo gjë ka qenë në rregull, me VKM.

“Ministria mbrohet në mënyrë qesharake, se gjithçka duhet të bëhej në kuadër të integrimit në NATO. Dhe u bë në fushë të hapur, ku kishte njerëz, gra dhe fëmijë. Pse kështu thotë NATO, që demontimi duhej të bëhej në mënyrë? Ministria në kuadër të Moratoriumit të Pyjeve dhe Rehabilitimit në repartin e Gërdecit, ku ka ardhur edhe ministrja Kodheli dhe kanë mbjellë ullinj. I kam dalë para makinë së saj, kam dashur ta takoj, kam protestuar, se nuk mund të mbjellë ullinj në një tokë që e kemi larë ne me gjak. Më shtyu policia ushtarake, kështu më kanë shtyrë edhe në gjykatë. Jam mësuar tani, po nuk dorëzohem. Gërdeci është ende krater i hapur. Po nuk u dha drejtësi për të, kot që jetojmë në këtë vend”, artikuloi Durda e zhgënjyer, ashtu sikurse dhe gjithë familjarët e të afërmit e tjerë të 26 viktimave të vdekur dhe qindra të plagosurve.[/vc_column_text][vc_single_image image=”86046″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”86047″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”86049″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”86053″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”86075″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − three =