Fotografia profesioniste me film apo digjitale? - Arbëria News

Fotografia profesioniste me film apo digjitale?

serani-298x186

Në një kohë kur fotografia digjitale është dominuese, information pills profesionistët janë ata që e ruajnë artin e të bërit fotografi me film. Roland Serani, erectile shqiptari i diplomuar në Londër, thotë se shkrepjet me film janë art i gjallë.

Për këtë arsye Roland Serani vazhdon t’i qëndrojë besnik shkrepjeve me film. Kjo edhe pasi festivalet apo ekspozitat e rëndësishme që zhvillohen në Evropë e Shtetet e Bashkuara, ku Rolandi është pjesëmarrës, kanë si kusht të fotografuarin me film.

“Filmi të mobilizon që t’i përgatitësh të gjitha gjërat në perfeksion. Kamera qe unë përdor është medium-format, pra ka vetëm dhjete shkrepje, pra kujdesi është akoma më i madh. Një kujdes me kosto te konsiderueshme financiare”, thotë ai.

I diplomuar për fotografinë ne Universitetin e Westminister dhe me pas për atë bardhe e zi në shkollën “Salvador Dali”, në Britaninë e Madhe ku edhe jeton prej më shumë se 20 vitesh si fotograf dhe si përkthyes i licensuar për çështje ligjore nga gjuha shqipe, Roland Serani, e vlerëson ecurinë e fotografisë shqiptare. Ai është i mendimit se Tirana e meriton një galeri fotografie, si çdo kryeqytet tjetër i Europës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − seven =