Franc Kafka, jeta dhe vepra - Arbëria News

Franc Kafka, jeta dhe vepra

Franc Kafka, shkrimtar çek i gjuhës gjermane, u lind në Pragë më 3 korrik 1883, në një familje me orgjinë çifute dhe kulturë gjermane. Në vitet 1893-1901 studioi në liceun gjerman të Pragës dhe po në këtë qytet ndoqi sfudimet e larta për drejtësi. Në universitet bie në kontakt me rrethe filozofike e politike, si dhe njihet me mikun e orëve të vështira, Maks Brodin, të cilit do t’i lërë me testament (për t’i djegur) tërë dorëshkrimet.

Më 1913 dhe 1914 nisi të shkruajë dy veprat e veta më të përmendura, Metamorfoza dhe Procesi. Më 1919 shkroi dy veprat të tjera të rëndësishme, Në koloninë ndëshkimore dhe Një mjek fshati, ndërsa në vitet 1921-1922 përfundoi romanin Kështjella. Shoqja e ditëve të tij të fundit do të jetë Dora Dimanti, çifute polake, me të cilen njihet më 1923, gjatë një qëndrimi për trajtim kurativ në brigjet e detit Balltik. Së bashku vendosen me banim në Berlin, ku Kafka i përkushtohet më në fjnd pasionit të letersise, i cliruar nga ambienti mbytës i zyres dhe i shtëpisë së prindërve. Por, meqënse nisin t’i shfaqen probleme shëndetësore të rënda në mars të vitit 1924 Kafka kthehet në Pragë dhe më as shkon për kurim në njē sanatorium nē Vjenë. Aty ai vdes më e qershor 1924, me Dorën te kryet e shtratit. Varrimi iu bë në varrezat çifute, në qytetin e lindjes, nê Pragë. Sa ishte gjallë, Kafka njihej vetëm nga miqtê e vet dhe nga një rreth fare i ngushtë letrarêsh të rinj me prirje avanguariste. Vetê ai besonte fare pak në talentin e tij letrar, megjithse letërsia ishte pêr të më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Fama e Kafkës u pêrhap në Francë, Angli e Amerikë në vitet 30, në epokên kur Gjermania sundohej nga Hitleri dhe nazistēt ia dogjën veprat në turrën e druve, kurse tri motrat ia internuan e ia vranë në kampet e pêrqêndrimit. Më 1945 figura e Kafkës u rehabilitua në Gjermani e Austri dhe ushtroi ndikim të fuqishëm në letërsinë moderne të gjuhës gjermane, në të cilên bënë pjesë. Mbas vitit 1960 rehabilitimi i Kafkês gjallêroi po ashtu jetën intelektuale, letrare e kulturore çekosllovake, prodhim i sê cilës ishte vepra e tij, dhe ndikimi i ti u shtri në mbarë vendet e ish’ Blokut Komunist me përjashtim të Shqipêrisë, ku u kthye vetëm nê vitet 90.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − three =