“France Football”: Tri arsye për ndeshje hapëse, Francë-Shqipëri - Arbëria News

“France Football”: Tri arsye për ndeshje hapëse, Francë-Shqipëri

shqiperi-france

Revista sportive prestigjioze franceze, cost “France Football”, e cila është bashkëorganizatore e trofeut “Topi i Artë” me FIFA-n, e ka themeluar këtë çmim individual për futbollistin më të mirë në Europë në një vit kalendarik, përmes një shkrimi me 3 arsye uron që kombëtarja e “gjelave” të bjerë në të njëjtin grup me Shqipërinë, në shortin e 14 dhjetorit, që do të hidhet në Paris. Pra, dëshira e francezëve është që të dyja kombëtaret tona të bien në një grup të fazës finale të “Euro 2016”, madje Francë-Shqipëri të jetë ndeshja hapëse e këtij kompeticioni, që do të luhet verën e ardhshme në Francë, nga datat 10 qershor deri më 10 korrik.

france-fotball

Ja shkrimi i “France Football”: “Nëse kualifikimi i Irlandës Veriore në finalet e “Euro 2016” të paktën i ka habitur disa, ajo e Shqipërisë, gjithashtu, posedon bukuri e risi. Kjo është hera e parë që ky vend, prej më pak se tre milionë njerëzish, fiton të drejtën të luajë në fazën përfundimtare të një kompeticioni të tillë. Një mënyrë e mirë për të hapur turneun (24 ekipe pjesëmarrëse) do të ishte Shqipëria, në mënyrë simbolike dhe të drejtë. Ja tri arsyet pse do të ishte bukur që finalet e “Euro 2016” të hapeshin me ndeshjen Francë-Shqipëri:

1. Herën e fundit që Franca ka organizuar një kompeticion të elitës së futbollit në shtëpi, në vitin 1998 (Botërorin), ajo e filloi “pushtimin” e saj me një fillestar (Afrikën e Jugut), ku një ish-lojtar i Marsejës (Pierre Issa) bëri autogol. Shqipëria, gjithashtu, ka pasur në të kaluarën një ish-kapiten te OM, Lorik Cana.

2. Fakti se Shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana dhe Lenjani), një qytet që i sjell fat skuadrës së “gjelave”.

3. Shqipëria qe i vetmi ekip i Grupit I, që i mori skuadrës së Deshampit 4 pikë (në fakt ishin miqësore, sepse ndeshjet ndaj vendit organizator nuk kishin vlerën e pikëve) dhe që e mundi atë në “Elbasan Arena”, më 13 qershor. Ku ka vend më të mirë sesa një Europian për t’u hakmarrë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =