Gara për Gjykatën e Lartë, përfundon faza e verifikimit në vetting të kandidatëve jo gjyqtarë - Arbëria News

Gara për Gjykatën e Lartë, përfundon faza e verifikimit në vetting të kandidatëve jo gjyqtarë

Pasi përfundoi afati për 22 pretendentët që janë jashtë sistemit të drejtësisë, e që synojnë 3 vende në Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi menjëherë për ta Vettingun. Tashmë ka përfunduar vetëm faza e parë e vërtetësisë së dokumentacioneve të dorëzuar nga 22 kandidatët, e ndërsa deri më adtë 5 Shtator, 3 institucionet, Inspektorati i Pasurisë, DSIK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë afat që të dorëzojnë me shkrim në KLGJ gjetjet për secilin kandidat.

Pas zyrtarizimit të 22 kandidatëve që garojnë për 3 vende në Gjykatën e Lartë, KLGJ nisi menjëherë Vettingun për ta, me miratimin e relatorëve.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor konfirmojnë se tashmë ka përfunduar vetëm faza e parë që është verifikimi i vërtetësisë së dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët.

Verifikimi për 22 kandidatët është bërë nga inspektorati i pasurisë (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

E ndërsa faza e dytë e hetimit, e cila do të përfundojë më datë 5 Shtator është  faza që të tre këto institucione do ti argumentojnë me shkrim KLGJ-së gjetjet për çdo kandidat, si në pastërtinë e figurës, problemet që mund tu kenë dalë për pasurisë, apo dhe ndjekjet penale, nëse kanë qënë ose jo ndonjëherë në hetim.

Gjykata e Lartë duhet të funksionojë me 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë.

Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Në listën e 22 kandidatëve gjendet edhe emrat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushaj, si dhe njerëz që vijnë nga bota akademike, si Ervin Pupe dhe Kestrin Katro apo edhe ish-zyrtarë të ish-KLD si Ilir Panda.

22 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë
Sergjio Mazreku

Ndue Pjetra

Ergys Meta

Jetmira Rragami

Aldona Sulaj

Jordan Daci

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Rezarta Melo

Agron Malaj

Ervin Pupe

Theodhori Sollaku

Irena Nino

Vjosa Bodo

Shaqir Hasanaj

Kestrin Katro

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Buna

Anton Lleshaj

Altin Binaj

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − three =