Gazeta zvicerane 'Blick' befason, informon në gjuhën shqipe - Arbëria News

Gazeta zvicerane ‘Blick’ befason, informon në gjuhën shqipe

E bujshme, <a href=viagra 60mg gazeta “Blick” artikull në shqip” />

E përditshmja zvicerane “Blick” do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë tabloidi zviceran që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri­-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe.

“Gjatë tërë javës së ardhshme gazeta Blick ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të kësaj të përditshmeje, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase.

Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =