Gazetarja e njohur ndahet nga jeta, letra që la pas i përloti të gjithë - Arbëria News

Gazetarja e njohur ndahet nga jeta, letra që la pas i përloti të gjithë

Gazetarja italiane e njohur e Sky TG24, Letizia Leviti  u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare pasi nuk arriti të fitonte kundër një sëmundje të rëndë që i’u shfaq dy vite më parë. Ajo la bashkëshortin dhe tri fëmijë të vegjël.

Të dielën, media italiane publikoi një regjistrim zëri të fundit që ajo kishte lënë në formë testamenti për redaksinë, ku shprehej se nuk ishte e mërzitur, sepse ky ishte fati i saj dhe duhej pranuar:

 ”Është shumë e rëndësishme të dish cilat janë gjërat më të rëndësishme të jetës tënde. Mos e lini pas dore familjen, mos u dominoni nga puna, madje as nga sëmundjet!

”Është kaq e rëndësishme të dish të duash, familjen, punën, miqtë dhe armiqtë. Të inatosesh, por të duash. Kuptimi i vetëm i jetës është dashuria, ajo që na shtyn të bëjmë gjërat më të mira në jetë.

Dhe kur ndodh diçka si ajo që më ndodhi mua, është mirë të ndihesh plot, në paqe me botën, të ndjesh se atë çfarë ishte për tu bërë, e ke bërë me sinqeritet, edhe pse duke paguar një çmim”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − two =