Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Stjar të Bashkisë Delvinë. Viktima është identifikuar si Zeman Kushe, 66 vjeç, banor i fshatit Stjar.

Trupi i tij është gjetur i mbështetur në murin e shkollës së fshatit.

Personi kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa, ndërkohë që njihej si përdorues i madh i alkoolit, si dhe mësohet se kishte probleme kardiake.