Gjermani/ Ahmetaj: Modeli i ri ekonomik ka filluar të japë rezultate, rritje e qëndrueshme ekonomike - Arbëria News

Gjermani/ Ahmetaj: Modeli i ri ekonomik ka filluar të japë rezultate, rritje e qëndrueshme ekonomike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, illness Turizmit, order Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj mori mbështetjen e Gjermanisë për projektet rajonale dhe vlerësimin për rolin që po luan Shqipëria.
Gjatë një vizite dy ditore në Gjermani, see Ahmetaj pati një takim me Zv. Kancelarin Federal dhe njëherazi Ministër Federal për Ekonominë dhe Energjinë, Sigmar Gabriel. Takimi u fokusua tek zhvillimi ekonomik, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, avancimi i procesit të Berlinit dhe përgatitja e projekteve rajonale, proces në të cilin Shqipëria është duke luajtur një rol aktiv.

Zv.Kancelari gjerman, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për rajonin e Ballkanit dhe perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgëzoi rolin thelbësor që ka marrë Shqipëria në proces, për koordinimin me të gjithë vendet e rajonit, si nga ana teknike ashtu edhe në lidhje me projektet e përbashkëta që vendet do të prezantojnë në Konferencën e radhës që do të mbahet në muajin gusht në Vjenë. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe mbi listën e projekteve që pritet të propozohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjermania mbështet ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane (Korridorin Blu), jo vetëm si një projekt i rëndësishëm lidhës për rajonin, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore”, u shpreh Gabriel.

Sipas tij ky është një moment i rëndësishëm për rajonin dhe një mundësi të cilën të gjitha vendet duhet ta shfrytëzojnë duke prezantuar projekte me impakt rajonal.
Në vijim ai garantoi se Gjermania do të ndihmojë për të siguruar mbështetje financiare për projektet e ndërlidhjes.
Ministri Ahmetaj e njohu zv. Kancelarin me reformat struktorore që Shqipëria po ndërmerr në sektorin energjetik, pensione, reforma administrativo-territoriale dhe ajo në drejtësi.
“Ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë shtylla të rëndësishme të punës së Qeverisë. Modeli i ri ekonomik ka filluar të japë rezultatet e veta, ne jemi fokusuar tek mbështetja e industrive, rritja e eksporteve dhe tërheqja e investimeve të huaja si burime të rritjes së qëndrueshme ekonomike. Edhe kjo vizitë në Gjermani i shërben pëprjekjeve tona për të sjellë investime gjermane në tregun shqiptar”, u shpreh Ahmetaj.
Lidhur me procesin e Berlinit, ministri tha se vëmendja e Gjermanisë është një ndihmesë shumë e rëndësishme për rajonin.
“Iniciativa e Kancelares Merkel një vit më parë shënoi një pikë kthese në perspektivën e vendeve të rajonit dhe bashkëpunimin mes njëri-tjetrit. Së bashku me qeverinë e Serbisë jemi duke punuar në nivel teknik për diskutimin e projekteve rajonale që Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Pernëdimor do të prezantojnë pëprara Gjermanisë, Austrisë dhe Komisionit Europian në Konferencën e radhës që do të mbahet në muajin gusht në Vjenë. Së shpejti edhe përfaqësues nga Kosova dhe Mali i Zi do t’i bashkohen takimeve të nën-grupeve teknike”, u shpreh kreu i MZHETTS.

Nga ana e tij Gabriel përgëzoi intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve, sic treguan edhe vizitat e njëpasnjëshme të Zv. Kryeministres së Serbisë, Ministrit të Ekonomisë së Maqedoisë, Kosovës e Malit të Zi në Tiranë në harkun kohor të tre javëve

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + twenty =