Gjermania, procedura të shpejta për kthimin e refugjatëve nga Ballkani - Arbëria News

Gjermania, procedura të shpejta për kthimin e refugjatëve nga Ballkani

Azilkërkuesit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të trajtohen në të ardhmen në një procedurë të veçantë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, troche Thomas de Maiziere njoftoi dje pas një takimi me krerët e shoqatave kryesore të komunave në Berlin konceptin e ri: Azilkërkuesit do të qendrojnë deri në dëbimin e tyre të parashikueshëwm në Institucionet Qendrore të Para të Regjistrimit. Këtë e njoftojnë në numrat e sotëm gazetat e Berlinit Tageszeitung dhe Berliner Zeitung.

Sipas Ministrit të Brendshëm gjerman, sick de Maiziere, this site kërkesat për azil të migrantëve nga Shqipëria dhe nga ish-Jugosllavia (Bosnja, Kosova, Maqedonia e Serbia) do të marrin përgjigje që në qendrat e para ku i strehojnë autoritetet gjermane. Këta refugjatë përfaqësojnë gjysmën e të gjithë azilkërkuesve, por si rregull nuk kanë shanse të fitojnë azil. Ministria e Brendshme gjermane pret që numri i azilkërkuesve nga këto vende këtë vit të arrijë shifrën 400.000 vetë.

De Maiziere bëri të ditur në takimin në Berlin se në të ardhmen nuk do të jenë më përgjegjës landet gjermane për dëbimin e refugjatëve. Kjo sepse landet nuk kanë vepruar deri tani në mënyrë konsekuente për këto dëbime. Këtë detyrë, këtej e tutje do ta marrë Policia Federale. Një ndryshim i ligjit për Procedurën për Ballkanin nuk do të jetë i nevojshëm. Landet vetëm duhet të shpallin se janë dakord që azilkërkuesit nga shtetet e përmendura të mos shpërndahen barabar nëpër Gjermani në bazë të procedurës EASY, por të veçohen nga të tjerët dhe të dërgohen në Institucionet Qendrore të Regjistrimit.
Por duke qenë se landet janë dakord, Procedura për Ballkanin do të fillojë “menjëherë”.
Në takimin e Berlinit, landet dhe federata ranë më tej dakord që të intensifikohet ndihma për integrim për refugjatët e luftës civile dhe për personat që përndiqen politikisht. Për ta do të ketë më shpejt kurse për të mësuar gjermanishten dhe do t’u ndërmjetësohet më mirë fillimi i një pune. “Kjo është e rëndësishme, sepse këta njerëz pritet që të qendrojnë më gjatë te ne”, tha Drejtori i parë Ekzekutiv i Federatës së Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg.

Të tri përfaqësuesit e komunave i përshëndetën planet e de Maizierit. Është e rëndësishme që refugjatët e Ballkanit Perëndimor “të mos bëhen fare pjesë e shërbimeve të komunave”, tha Presidenti i Federatës së Komunave, Ulrich Maly.

Në një takim të nivelit të lartë për refugjatët të premten e kaluar, midis përfaqësuesve të Federatës dhe të landeve gjermane, u bë e ditur edhe se do të shtohet në mënyrë masive personeli në Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët. Nga 2.200 numri i refugjatëve do të arrijë në 4200, për të qenë në gjendje që kërkesat për azil të përpunohen më shpejt.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 7 =