Gjinushi-Prifti, një plan për zgjedhjet vendore - Arbëria News

Gjinushi-Prifti, një plan për zgjedhjet vendore

Kryetari I Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi është i pari ndër krerët e partive të vogla , approved aleate të pakënaqura të PS-së që po shfaq shenjat e një lëvizjeje të re. Në një takim në një nga baret e ish-Bllokut, site me ish deputetin e LSI-së Dritan Prifti, online së fundi edhe dëshmitar në çështjen ”Doshi”, mësohet të ketë pasur diskutime të veçanta për zgjedhjet vendore. Takimi është vendosur pas disa komunikimeve të mëparshme. Ai ndodh fill pas deklaratës së Priftit se do të futet sërish në politikë, deklaratë e bërë në kulmin e diskutimeve dhe deklarimeve për çështjen tronditëse “Doshi”, Brenda së cilës zoti prifti është si dëshmitar, por edhe kundërshtar i rishprehur i Ilir Metës.

Nga burime Brenda partisë së zotit Gjinushi mësojmë se kryetari ditët e fundit është në takime dhe diskutime të ngjeshura, duke u konsultuar për disa variante të përfaqësimit si forcë në konkurimin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015.

Zëra nga miqtë e dy personazheve bëjnë të ditur për “Shtypi.net” se në takimin dhe komunikimet Gjinushi-Prifti diskutohet ndër të tjera alternative e kandidimit të zotit Prifti në një ndër bashkitë e vendit si dhe mundësia për një rioganizim të PSD-së me disa parti të tjera të vogla. Në ditët e ardhme parashikohet të zhvillohen edhe disa takime konsultative ku pritet edhe prezenca e dy apo tri deputetëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eighteen =