Gjonaj: KLGJ të shkarkojë gjyqtarët - Arbëria News

Gjonaj: KLGJ të shkarkojë gjyqtarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot Këshillit të Lartë Gjyqësor ndëshkimin e tre gjykatësve të cilët bënë kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për akuzën e vrasjes së 4 policëve në 2009.

“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake. Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit me 25 vite. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ-së për marrjen e vendimit të shkarkimit të tre gjyqtarëve. Jam besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =