Gjykata e lë në burg Florenc Çapjan - Arbëria News

Gjykata e lë në burg Florenc Çapjan

Gjykata e Elbasanit e  ka lënë në burg 38-vjeçarin Florenc Çapja i cili u arrestua si pjesë e operacionit “Krasta”, pasi është zbuluar se ai është autori i plagosjes së ish-kreut të Policisë Rrugore, Fadil Mema.

Prokurori i çështjes Ritvan Sukaj paraqiti para trupit gjykues provat për implikimin e Florenc Çapjes në plagosjen e Fadil Memës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2006, rreth një vit pas vrasjes së xhaxhit të 38-vjeçarit, Sokol Çapja.

Plagosja e ish-shefit të Policisë Rrugore ishte si hakmarrje për vrasjen e Sokolit. /Gazeta Liberale/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =