Grabiten tre shtëpi; hajdutët marrin vaj ulliri, raki dhe mjete motorike - Arbëria News

Grabiten tre shtëpi; hajdutët marrin vaj ulliri, raki dhe mjete motorike

Tre familje në fshatin Trash të njësisë administrative Shezë në rrethin e Peqinit kanë rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Familjet e Asllan Baho dhe vëllezërve Adriatik dhe Neshat Çullhaj, banues në fshatin Trash, i cili ndodhet tre kilometra larg nga rruga nacionale Elbasan-Peqin, kanë njoftuar policinë sapo kanë konstatuar se banesat e tyre janë bastisur, pasi gjatë kohës së grabitjes ata kanë qenë në gjumë.

“Natën jemi grabitur. Kam qenë në gjumë, por ai që ka ardhur ka qenë i përgatitur për të vjedhur sepse përndryshe do na kishte vrarë”, është shprehur Asllan Baho. “Nuk i kemi ndjerë sepse kanë përfituar nga zhurma e erës së natës dhe nga zhurma e llamarinës që janë përreth “, ka thënë njëri prej vëllezërve Çullhaj.

Sipas dëshmisë së dhënë, atyre u janë grabitur rreth 400 kg vaj ulliri, 200 kg raki, si dhe mjete motorike të cilat i përdornin për bujqësi. Vlera e dëmit i kalon 5 milionë lekë të vjetra.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =