Greqi/ Gruaja shqiptare: Trupi im është kundër SIDA-s - Arbëria News

Greqi/ Gruaja shqiptare: Trupi im është kundër SIDA-s

Nga: Fatime Mënalla

U bënë më shumë se njëzet e pesë vjet që gruaja shqiptare jeton dhe ushtron veprimtarinë e saj në shtetin helen. U bë një kohë e gjatë që ajo rri e fshehur pas “gishtit” të saj për të treguar atë që ajo përfaqëson; të vërtetën.

Ditën e diel pothuajse njëqind gra nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, sale por që jetojnë prej vitesh në Selanik u nisën në një ekskursion.

Ekskursionet në fjalë nuk janë pa qëllim, ato mbartin në vete atë që quhet “qetësim mendjeje”.  Organizata e gruas “Jeta”, me seli në Athinë, por me degë të tjera në të gjithë Greqinë  tashmë, është e vendosur t’i japi gruas rolin e “femrës” në shoqëri.

Ekskursionet që tashmë organizohen në mbështetje të një kauze, nxisin gjithmonë e më shumë të drejtën e femrës shqiptare në shoqërinë greke.

Udhëtimi i fundit ishtë në qytetin grek, në Volos, aty organizata në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër HIV/AIDS-it, që ishte më 1 Dhjetor vendosi të lëshoj mesazhin nga maja e Pilio-it; se sëmundja shërohet edhe me dashuri shpirtërore.

Gjithashtu, përveç argëtimit trupa e”Jetes” Selanik është e gatëshme të ndihmoj vullnetarisht çdo person që është i/e sëmurë nga kjo sëmundje.

Sakaq, burime nga shërbimi spitalor grek bëjnë me dije se qendra në të cilën bëhet testimi i gjakut për HIV/AIDS dhe për infeksionet seksualisht të trasmetueshme në Selanik është “Northern Greece National Reference Centre for AIDS Science School – Medical Departament”.

Sëmundja në fjalë është një luftë botërore, pasi ka marrë jetën e miliona personave në të gjithë botën. Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë bënë me dije se janë më shumë se 34 milion të sëmurë me SIDA në të gjithë botën, e kjo është një luftë e vërtetë mes sëmundjes dhe shkencës mjeksore.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − four =