Greqi/ Identifikohen viktimat e grabitjes (Emrat) - Arbëria News

Greqi/ Identifikohen viktimat e grabitjes (Emrat)

Merr përmasa të tjera tragjedia në Athinë, pharm pasi ditën e sotme është konfirmuar i vdekur edhe bashkëshorti i gruas shqiptare të vrarë nga grabitësit.

Po kështu, janë identifikuar edhe viktimat e grabitjes që tmerroi vendin fqinj. Thanas Cura, prej ditësh luftoi me vdekjen por plagët e marra ia morën jetën.

 Ditën e ngjarjes humbi jetën bashkëshortja e tij, Eleni Cura, 50 vjeçe. Ngjarja që ndodhi në Peristeri të Athinës kishte motiv grabitjen.

Policia ka konfirmuar se çifti kishte 9 mijë euro kursime dhe grabitësit e dinin këtë fakt, pasi njiheshin me ta.

Sipas dëshmive, Thanas Cura mësohet t’i ketë thënë njërit prej grabitësve “Mua më gjetët?”. Kjo mendohet se ka qenë fjalia fatale ku grabitësit pasi janë zbuluar e kanë qëlluar atë dhe bashkëshorten e tij.

Ata ende nuk janë kapur nga policia dhe vazhdojnë të jenë në kërkim

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =