Eksodi drejt një Europe të premtuar ! - Arbëria News

Eksodi drejt një Europe të premtuar !

Nga: Viktor MËRKURI

viktor-merkuri

Gjatë muajve të fundit , information pills emigrantë nga Afrika, buy information pills Lindja e Mesme, viagra buy dhe Azia Jugore po vërshojnë drejt Europës. Kjo situatë ka detyruar liderat dhe politikbërësit europianë të përballen me sfidën më të madhe të Europës që nga kriza ekonomike brënda euro-zonës.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim e ka emëruar Europën si destinacioni më i rrezikshëm në botë për emigracion të parregullt ,dhe detin Mesdhe si kalimin kufitar më të rrezikshëm në botë. Ndërkohë që BE-ja është duke luftuar fluksin masiv të emigrantëve dhe refugjatëve më të madhë që ka parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, 3000 njerëz kanë vdekur ose humbur përgjatë Mesdheut që nga fillimi i vitit.

Por pavarësisht përshkallëzimit të përditshëm të numrit  të refugjatëve, reagimi kolektiv i Bashkimit Evropian për fluksin e emigrantëve ka qenë i improvizuar nga secili shtet pritës, dhe shumë kritikues janë fokusuar më shumë në sigurimin e kufijve për të bllokuar këtë valë refugjatësh sesa në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe refugjatëve.

Nërkohë emigrimi ka ngritur dyshime për kufijtë e hapur duke shkaktuar një mosmarrëveshje mbi ndarjen e barrës, kur në të njëjtën kohë partitë nacionaliste mbizotëruese në shumë shtete anëtare si dhe shqetësimet për përhapjen e terrorizmit islamik në të gjithë kontinentin, lë të paqartë nëse do të jetë bllokimi apo vendet anëtare të BE-së më të aftët për zbatimin e reformave të qëndrueshme të azilit dhe emigracionit. Kriza e refugjatëve në Europë është duke u kthyer në më shumë se një përndarje mes shteteve anëtare të BEsë, ajo po ndryshon hartën demografke kombëtare në të gjithë kontinentin.

Popullsia në të gjitha vendet europiane , në bazë të statistikave të Kombeve të Bashkuara, janë duke u plakur dhe shumë shpejt do të fillojnë të tkurren, duke sjellë vështirësi fiskale në ekonomi. Megjithëse emigracioni mund të ndihmojë në rritjen dhe nxitjen ekonomike në këto vende, por pararelisht ajo mund të hapë derën për konflikte politike dhe sociale brënda këtyre vendeve. Sigurisht që shqipëria është familjare me rastin e emigracionit, e shfaqur në shifra gjigande kryesisht gjatë vitit të fundit. Numri I azilkërkuesve nga shqipëria dhe kosova eshte 8-fishuar brenda me pak se 12 muajve . Për ta bërë edhe më të qartë situatën e emigracionit në të cilën edhe shqipëria ndodhet, gjatë muajit gusht ka patur 8306 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë dhe 7633 nga shtetas të Kosovës , ndërkohë që 10440 janë gjithësej azilkërkuesit nga Siria e cila ndodhet nën luftë dhe sulmin e xhihadistëve të Kalifatit Islamik.

Por cfarë ndryshimi kanë emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët nga njëri-tjetri?

Dallimi i emigrantëve nga azilkërkuesit dhe refugjatët nuk është gjithmonë një proces i qartë dhe i lehtë, por është një përcaktim i rëndësishëm për shkak se këto grupe kanë të drejta të niveleve të ndryshme të asistencës dhe mbrojtjes sipas ligjit ndërkombëtar. Një azilkërkues përkufizohet si një person i larguar nga persekutimi ose konfliktit, dhe për këtë arsye kërkon mbrojtje ndërkombëtare sipas Konventës së Refugjatëve të 1951 mbi Statusin e Refugjatëve; Një “refugjat” është një azilkërkues kërkesa e të cilit është miratuar. Një “emigrant ekonomik”, është personi motivimi kryesor i të cilit për të lënë vendin e tij janë arsyet ekonomike. Termi “migrant” është parë si një term neutrale mbrojtës për të tre grupet.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + eleven =