Grida nuk i erdhi në debatin televiziv, Dako e lë vetëm me kontabilstët, erdhi 40 minuta me vonesë - Arbëria News

Grida nuk i erdhi në debatin televiziv, Dako e lë vetëm me kontabilstët, erdhi 40 minuta me vonesë

Dy kandidatët për kryetarë Bashkie nuk arritën as ditën e sotme të jenë përballë njeri-tjetrit për të prezantuar platformat e tyre.

Ky takim ishte organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve në Durrës me një axhendë të konfirmuar nga të dy palët, link por që nuk ia arriti qëllimit për debat rreth projekteve për qytetin bregdetar.

Pasi i është përgjigjur një pyetje nga një përfaqësues i biznesit fason, kandidati i mazhorancës Vangjush Dako ka lënë takimin, ndërkohë që edhe rivalja e tij për Bashkinë e Durrësit po përgatitej t’i jepte përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetin social FB, Grida thotë se kandidati tjetër braktisi përballjen.

“Është hera e 7-të që i largohet debatit. Është mësuar vetëm me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, ndaj sot u largua sapo mora fjalën” shkruan kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga stafi i kandidatit të majtë Vangjush Dako, të cilët thonë se Duma është paraqitur me vonesë dhe Kryebashkiaku kishte takime elektorale për të zhvilluar.

Organizatori i takimit Duma-Dako sqaron se orari i përballjes ishte për në orën 10:00.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Vangjush Dako pas pretendimit të ngritur Grida Dumës, se ai iu shmang një debati ditën e sotme.

Dako thotë se Duma ka shkuar në takim 40 minuta me vonesë, kur ai ishte duke përfunduar.

“Pas anullimit të debatit në Top Show vjen me 40 minuta vonesë në takimin e rradhës

Të nderuar miq,

Përballë varfërisë mjerane të argumentave dhe mosnjohjes turpëruese të Qytetit e problematikës me të cilët përballen bashkëqytetarët e mi durrsakë, kandidatja për rivale ka zgjedhur të mashtrojë paturpësisht opinionin publik lidhur me përballjen për ballafaqimin e alternativave elektrorale.

Ashtu siç u bë e qartë si drita e diellit për mbarë opinion publik shqiptar, kandidatja rivale refuzoi në minutë të fundit mbrëmjen e djeshme (16/6/2015) përballjen e drejtpërdrejtë televizive në studion e “Top Show” në Top Channel.

Justifikimi që i’u servir opinionit publik ishte sa qesharak, aq edhe i pavërtetë.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së pajustifikueshme të saj në debat, unë e kam ballafaqimin dhe jap llogari përpara 320,000 bashkëqytetarët e mi durrsakë.

Gjithësecili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet, por unë kam zgjedhur drejtimin e duhur.

Përsa i përket aktivitetit të sotëm me shoqatën e kontabilistëve të Qytetit, më lejoni të shpjegoj se si qëndron e vërteta.

Kam respektuar ftesën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi kontabilistë, duke qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit zgjedhor në orën 10:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte parashikuar në ftesën përkatëse.

Theksoj se, ftesa (shih bashkëlidhur) ka qenë për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit.

Gjithësesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja për rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i rradhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit.

Dëshiroj të theksoj gjithashtu, se kandidatja për rivale ka kërkuar ndjesë publikisht për vonesën, duke u justifikuar me harresën e orarit të planifikuar (!!!), në një kohë kur stafi i saj ka qenë i pranishëm dhe i përpiktë që në fillim të takimit.

Pasi u jam përgjigjur edhe pyetjeve të fundit të bashkëbiseduesve dhe pas falënderimit nga organizatorët e takimit në përmbyllje të prezantimit të platformës sime, jam larguar për të vijuar me takimet e mia ditore me zgjedhësit, duke e lënë të lirë kandidaten për rivale të diskutojë dhe prezantojë alternativën e saj për të pranishmit.

Të dashur bashkëqytetarët e mi durrsakë,

Kundërshtarët vazhdojnë me përpjekjet e fundit duke hedhur baltë dhe shpifur, në një përpjekje të fundit dëshpëruese për të mbuluar dështimin e një fushate sa të varfër në ide e projekte, aq edhe fyese për qytetarët durrsakë”, thuhet në reagimin e Dakos.

3

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 8 =