Grushti i Canës bëhet tatuazh (FOTO) - Arbëria News

Grushti i Canës bëhet tatuazh (FOTO)

Tatuazh

Ndeshja me Serbinë ka zgjuar imagjinatën e tifozëve kuqezinj, pill veç të tjerave, visit this site për gjetje interesante, nga më të ndryshmet, me të cilat duan të dëshmojnë dashurinë për kombëtaren. Njëkohësisht, ata duan ta saklitin në mendje, po e po, por edhe në trup antipatinë, më e pakta, për serbët, pas asaj që ndodhi në Beograd, 14 tetorin e kaluar.

Dje botuam një “çmenduri” të një tifozi, i cili jepte makinën (që kushton jo më pak se 1 mijë euro) në këmbim të një bilete për ndeshjen ndaj Serbisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”, më 8 tetor, ora 20:45, ndërsa të tjerë kishin hedhur në rrjetet sociale një recete mjeku, ku “pacient” kishin “Serbinë”, ndërsa si diagnozë jepnin “Shqipëria në Euro 2016”.

Adresa e “pacientit” ishte “Ferri”. Sot, dy ditë para “ndeshjes së shekullit”, sikurse është konsideruar nga shqiptarët, një tifoz (Lekë Dobruna nga Gjakova) ka hedhur në Facebook tatuazhin e bërë një njërën pulpë të këmbës. E çfarë është aty, do të thoni ju? Hiç më pak se grushti i Lorik Canës te koka e tifozit serb, i cili hyri në fushë 14 tetorin e kaluar, goditi me karrige kokës Bekim Balajn, ndërsa kapiteni kuqezi u vërsul në mbrojtje të bashkëlojtarëve si “shqiponja” që vien nga qielli. Ai moment ka mbetur i pashlyer në memorien e tifozëve shqiptarë, të cilët nuk harrojnë as koret raciste, shprehjet “vritini, vritini shqiptarët”, apo dhunimin e goditjet fizike të kuqezinjve tanë, brenda e jashtë tapetit të blertë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + three =