Guarin gol, derbi i Milanos “vishet” zikaltër - Arbëria News

Guarin gol, derbi i Milanos “vishet” zikaltër

Fredy

Interi i Mancinit funksionon. Zikaltrit kanë fituar derbin kundër Milanit dhe kryesojnë kampionatin italian me pikë të plota pas tre ndeshjesh (e vetmja skuadër në Serinë A me tre fitore). Ndeshja është vendosur nga një gol i bukur i kolumbianit Fredy Guarin, online që i ka dhuruar Interit fitoren numër 61 në 164 përballje me kushërinjtë (50 fitoret e kuqezinjve).

                                                  

                                            Fotogaleri – Koreografitë e derbit

Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë të hapur në pjesën e parë me kuqezinjtë që kanë fituar përballjen për sa i takon rasteve të pastra të krijuara (3-1). Pas vetëm tri minutave lojë Bacca ka nxjerrë Luiz Adrianon të vetëm përballë Handanovic, me këtë të fundit që ka arritur të bllokojë goditjen e brazilianit.

Luiz Adriano gabon i vetëm përballë Handanovic

Reagimi i zikaltërve ka ardhur në minutën e 5-të me të zakonshmin Jovetic që ka kërkuar golin me një goditje nga jashtë zone që ka përfunduar për pak jashtë. Në minutën e shtatë Luiz Adriano ka pasur një tjetër rast për të ndëshkuar zikaltrit, i shërbyer përsëri nga Bacca, por goditja e tij ka përfunduar në tribunë.

Roberto Mancini udhëon ekipin gjatë pjesës së parë

Në të 17-ën ka qenë Bonaventura në rolin e pasuesit, ndërsa braziliani ka gabuar përsëri vetëm për vetëm me Handanovic pasi i ka dhënë kohë mbrojtësit zikaltër Murrilo të ndërhyjë në momentin e fundit. Rasti i fundit i rrezikshëm, për sa i takon pjesës së parë, është krijuar nga interistët me Icardin që ka dalë përballë Diego Lopez, por reflekset e portierit spanjoll kanë shpëtuar Milanin nga pësimi i golit.

Mauro Icardi humb një rast të pastër në minutën e 43-të

Në pjesën e dytë Diego Lopez i ka dhuruar topin Interit në minutën e 49-të, megjithatë Jovetic nuk ka arritur të përfitojë duke kërkuar zgjidhjen individuale në vend që të pasonte te Icardi. Në minutën e 55-të spanjolli ka shlyer gabimin duke shmangur golin pas një goditje me kokë të Guarin një metër larg portës.

Guardin vendos derbin me një goditje nga jashtë zone

Takimi është zhbllokuar në minutën e 58-të dhe këtë herë Diego Lopez nuk mundur të bëjë dot asgjë ndaj të djathtës së fortë të Fredy Gurain nga jashtë zonës. Në minutën e 71-të Icardi ka pasur rastin për të dyfishuar avantazhin, por mbulimi i Abates ka arritur të shmangë golin e argjentinasit.

Mario Balotelli, i futur në pjesën e dytë, ka qenë i pafat në dy raste, duke goditur edhe shtyllën

Shtylla i ka mohuar golin Balotellit në minutën e 78-të, me Handanovic që ka qenë i mundur pas goditjes së fuqishme të sulmuesit italianë nga distanca. SuperMario ka shkuar afër golit edhe në minutën e 81-të, por këtë herë portieri zikaltër ka arritur ta devijojë topin në goditje nga këndi me një pritje të bukur. Në fund, lojtarët e Mancinit kanë marrë tri pikët dhe kreun e Serisë A, ndërsa kuqezinjtë kanë regjistruar disfatën e radhës në derbi dhe në kampionat.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − fourteen =