Hazard te Real,zyrtarizimi pritet në ditët në vijim - Arbëria News

Hazard te Real,zyrtarizimi pritet në ditët në vijim

Real Madrid po kalon një formë mjaft të dobët pasi nuk eshte ne garë për asnje trofe per këte sezon .Los Blankos mendohen te jenë akive ne merkaton e verës ku objektivi kryesor është belgu Hazard. E përditshmja spanjolle MARCA shkruan se sulmuesi i Chelsea-t Eden Hazard do të jetë blerja e tretë e Real Madrid në prag të sezonit të ri, pas Rodrygo dhe Eder Militao, teksa marrëveshja mes dy klubeve pritet të mbyllet brenda ditëve të ardhshme.

Hazard ka refuzuar tre rinovime kontrate nga klubi anglez, pasi ai kërkon me çdo kusht të transferohet në Santiago Bernabeu, shkruan MARCA.Mendohet se ky operacion do ti kushtoje  skuadres madrilene plot 100 milone euro.Sapo të përfundojë sezonin me Chelsea-n, Hazard do të niset drejt Madridit, ndërsa fantazisti i Borussia Dortmund Christian Pulisic do të marrë vendin e tij në Stamford Bridge.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =