Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj sjellin kolonën zanore të ekzistencës sonë - Arbëria News

Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj sjellin kolonën zanore të ekzistencës sonë

“Personalja ime është shumë e ngjashme me personalet e të tjera, është thjesht shoqëria jonë. Është momenti në të cilën ndodhet shoqëria. Jemi të rrethuar nga tinguj digjital, që na zgjojnë nga gjumi në mëngjes, janë tinguj që kanë krijuar një botë më vete, një botë më vete atë hipereale, që shpreh të gjitha emocionet që ishin edhe janë në botën reale,”- tha artisti multimedial, Helidon Gjergji.

Është një fenomen pa kufi, të cilin artistët nuk e paragjykojnë, por thjesht e manifestojnë. Një eksperiencë ndërkombëtare për më shumë se 20 vitesh, që ka zëvendësuar cicërimat e zgjojeve, gjethet që shkunden nga era me “peizazhe” zanore.

“Këta tinguj pavarësisht se kanë brenda një përmbajtje shumë të fortë, kur nisin edhe përplasen me njëri-tjetrin janë shumë rastësor. Krijohet një lloj ritmi shumë interesantë, që të kujton jazz-in, sepse jazz-i është komunikim mes njerëzve edhe ndjenjave të ndryshme që njerëzit manifestojnë edhe komunikojnë me njërit-tjetrin. Këtë performancë e shikoj, dorën e njeriut, tingëllimin e klarinetës apo saksit të tij, duke komunikuar edhe duke iu përgjigjur tingujve të digjitales”.

Për kompozitorin Fatos Qerimaj nuk është hera e parë, që bashkëpunon me artistët e arteve pamore, ai pas eksperiencës me Klod Dedjan, Edit Pulën dhe Edi Mukën, muzikën e koncepton në një format më të avancuar

“Ideja që Gjergji kishte për këtë performancë ishte koncepti digjital, muzika e celularëve, tingulli i celularit të kombinuara me një muzikë live të info-jazzit edhe të një baze elektroakustike që e vishte këtë situatë. Të gjithë elementët e tjerë ishin minimalistë, që krijonin edhe një dramaticitet të veprës. Është një kënaqësi për të thënë disa gjëra ndryshe në muzikë,”- u shpreh kompozitori Fatos Qerimaj.

Kjo marrëdhënie në auditorin tonë shpeshherë është e bezdisshme, në koncerte klasike është e ndaluar që celularët të mbahen hapur. Ndërsa, Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj kanë krijuar një kontrapunkt midis koncepteve, me mendimin që në të ardhmen vepra të ekzekutohet nga instrumentistët e një orkestre, që mbajnë në duart e tyre celularë.

/SH.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + four =