Hetim Gjykatës së Durrësit për vendimet e pronës në Gjirin e Lalëzit - Arbëria News

Hetim Gjykatës së Durrësit për vendimet e pronës në Gjirin e Lalëzit

Gjykata_Shkalla_Pare_Durres_0111  

Ministri i Drejtësisë, for sale Ylli Manjani ka urdhëruar hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalëzit ku do të investonte shoqëria “OMNIX”, kryesuesi i të cilës Faad Mitri u dhunua ditë më parë. Urdhëri  i ministrit Manjani parashikon inspektimin e legjitimitetit të vendimeve të dhena nga Gjykata e Durrësit si edhe mbledhjen e informacionit nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Lëvizja e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani vjen pasi shoqëria “OMNIX” lajmëroi tërheqjen nga investimi për shkak se Presidenti i kësaj kompanie, Fad Mitri u dhunua fizikisht nga persona të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e “Omnix Albania” për ndërtimin e një kompleksi turistik”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018 dhe parashikonte ta shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + thirteen =