Hetimi i konçesioneve në Shëndetësi, dy zv.ministrat Rrjepaj dhe Ekonomi kanë firmosur kontratat - Arbëria News

Hetimi i konçesioneve në Shëndetësi, dy zv.ministrat Rrjepaj dhe Ekonomi kanë firmosur kontratat

Në foto: Klodian Rrjepaj  dhe Milva Ekonomi

Klodian RrjepajMilva-Ekonomi-450x300

 Ndonëse ende nuk kanë përfunduar hetimet e Prokurorisë për koncesionet e dhena nga Ministria e Shëndetësisë, no rx në një publikim të sotëm gazeta “Shqip” citon se edhe pse janë regjistruar si procedim penal pa asnjë emër konkret, viagra sale gjatë hetimeve të derisotme është zbuluar se në asnjë prej kontratave nuk rezulton të gjendet firma e ministrit të këtij dikasteri Ilir Beqaj.  

Kjo pasi kontratat del të jenë firmosur nga zvendësat e tij, përkatësisht Klodjan Rrjepaj, aktualisht zvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, si edhe Milva Ekonomi, e cila një muaj më parë është emëruar si ministre e Financave. Deri më tash Rrjepaj dhe Ekonomi nuk janë thirrur për të dhenë shpjegime, ndërsa pritet që në vijim të hetimeve kjo gjë të ndodh, shkruan “shqip”. Sipas të cilës hetimet vazhdojnë të zhvillohen pa patur një emër konkret të akuzuari në  dosjen e procedimit penal të kësaj çështjeje, ndërsa nga dy akuzat ajo e “korrupsionit” ka rrënë kurse është në fuqi akuzat “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − one =