Hetuesit: Vrasja e Boris Nemtsov, krimi ishte i planifikuar mirë - Arbëria News

Hetuesit: Vrasja e Boris Nemtsov, krimi ishte i planifikuar mirë

Komisioni hetimor paraqiti versionin e parë të vrasjes së politikanit Boris Nemtsov . Vladimir Markin u tha gazetarëve se nuk ka dyshim se krimi ishte i planifikuar mirë . “Hetimi zbuloi se Boris Nemtsov ishte duke shkuar me miken e tij në banesë e cila është në afërsi të vendit tqë vrasjes . Organizatorët dhe ekzekutorët e kanë ditur mirë këtë rrugë”, purchase tha ai.

Sipas fjalëve të tij në zbulimin e vrasjes janë të angazhuar detektivët dhe hetuesit më të mirë dhe rasti do të jetë prioritet. Rezultatet preliminare tregojnë se politikani është vrarë nga revolja “Makarov”. Ekspertët kanë gjetur gjashtë gëzhoja të kalibrit nëntë milimetra në vendin e ngjarjes

Hetimi , symptoms sipas Mrkin është fokusuar në marrjen në pyetje të dëshmitarëve, nurse analizimi i bisedave telefonike dhe nga kamerat e sigurisë. “ Vrasja mund të jetë gjithashtu një provokim për të destabilizuar situatën politike në vend. Nemtsov mund të ketë qenë një lloj ‘ viktime’ nga ata që nuk hezitojnë që të përdorin çfarëdo metode për të arritur qëllimet e tyre politike”, tha Markin.

Po ashtu sipas tij ka raporte që Nemtsov ka marrë kërcënime për shkak të qëndrimit të tij në vrasjen e të punësuarve në Paris e po ashtu Markin tha se kjo vrasje mund të ketë lidhje edhe me luftën civile në Ukrainë.

Po ashtu motivet e vrasjet mund të kenë lidhje me biznes e po ashtu edhe me jetën e tij personale. Sot vonë jo shumë larg nga vendi i krimit është gjetur vetura e cila është përdorur nga vrasësit. Mediat ruse raportuan se vetura kishte targa të Ingushetisë.

Nemtsov do të varroset në Moskë por zëdhënësi i tij Alexander Kotusov ka thënë se familja e tij ende nuk kanë marrë vendim për vendin e saktë dhe kohën e varrimit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =