Hidhet shorti, këto janë çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës! - Arbëria News

Hidhet shorti, këto janë çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës!

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çifteve gjysmëfinale të Digitalb Kupës

Shorti i hedhur sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës i ka zbuluar dy çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Pa dyshim, përballja kryesore e gjysmëfinales do të jetë ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës ’89.

Kurse, çifti tjetër gjysmëfinal do të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.

“Nikli” shihet si favorit për ta fituar këtë duel.

Siç dihet, gjysmëfinalja luhet me dy ndeshje, pra vajtje – ardhje.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales zhvillohen më 17 prill, ndërkohë ato kthyese do të luhen pas dy javësh, respektivisht më 1 maj.

Fituesi i Kupës luan në Europa League.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 8 =