Komuniteti Mysliman, 30 ha tokë në Himarë, flitet se do ngrihet një xhami - Arbëria News

Komuniteti Mysliman, 30 ha tokë në Himarë, flitet se do ngrihet një xhami

Komuniteti mysliman shqiptar zotëron rreth 30 ha tokë në fondin kullosor në kufirin e fshatit Pilur me atë të fshatit Kudhës, see në qytetin e Himarës. Sipas të dhënave historike, there në vitin 1750 Perandoria turke ia ka falur këtë hapësirë (gjeografike) komunitetit mysliman. Mësohet se kjo tokë ka qënë në zotërim nga disa familje të fshatit Pilur dhe përdorej për blegtori, sales por pasi ky fshat pësoi  zhvendosje gjeografike, toka i është falur komuninitet në fjalë.

xhamia

Që nga viti 1912 e deri në vitin 2007 ka pasur një zhvendosje të pronarëve të ndryshëm dhe që prej vitit 1944 deri ne vitin 2007 kjo tokë ka qenë në pronësi të shtetit. Mirëpo në vitin 2007, me anë të kthimit dhe kompensimit të pronave, toka i është rikthyer komunitetit mysliman.

Sipas pohimeve verbale, nga persona të ndryshëm, thuhet se ëndrra e dikurshme e ngritjes së xhamisë së parë myslimane në Detin Jon këtë herë mund të behet realitet, pasi një iniciativë e tillë ka lindur edhe gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës, kur xhamia u projektua për tu ngritur në afërsi të Porto Palermos. Atekohë madje u ngritën edhe bazat e para të ndertimit të xhamie, që nuk u arrit të ndërtohej për arsye ende të paditura.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − ten =