Historia e trishtë 41-vjeçares, kërkon pension për djalin, ish-partneri: S’është fëmija im - Arbëria News

Historia e trishtë 41-vjeçares, kërkon pension për djalin, ish-partneri: S’është fëmija im

Historia e një nënë 41-vjeçare është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. Gruaja nga Gjirokastra pretendon se prej vitesh nuk ka përfituar pension ushqimor që babai  fëmijës duhet t’i jepte për djalin i cili sot është 13 vjeç, ndërsa ish bashkëjetuesi i saj nga ana tjetër  nuk pranon atësinë e djalit,dhe  e cilëson gjithë historinë me të një gabim njerëzor.

Në vitin 2002 gruaja asokohe punonte në një bar restorant. Aty filloi edhe njohja me partnerin e saj i cili ishte edhe sipërmarrësi i biznesit ku ajo ishte e punësuar. Më pas çifti vendosi të bashkëjetonte. Por kontradiktat e shumta si dhe dhuna bëri që Florentina shtatzënë të largohej nga banesa e përbashkët. Djali pas lindjes mori atësinë e të atit, por ky i fundit e refuzoi duke kërkuar në gjyq heqjen, megjithatë gjykata rrëzoi kërkesën e tij dhe përcaktoi në vitin 2012 një pension ushqimor që ai duhet ti jepte fëmijës. Babai edhe pse i detyruar me ligj refuzoi për shumë vite dhënien e parave për rritjen e djalit të tij.

Florentina u orvat me vite të tëra në përmbarimin e Gjirokastrës i cili asnjëherë nuk arriti të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Gruaja e lodhur nga mungesa e drejtësisë sërish ju drejtua gjykatës dhe në viti 2017 babai i djalit filloi të paguante detyrim ushqimor që gjykata i përcaktoi.

Por nga 2012 deri në 2017 paratë e djalit gruaja ende nuk i ka marrë . Dosja ka kaluar nga Përmbarimi i Gjirokastrës në Zyrën Përmbarimore të Sarandës e cila ende sot e kësaj dite nuk ka ekzekutuar vendimin. ZEMRA-E-HAPUR-668x450

“Ia kam çuar fëmijën kur ishte 6-7 muajsh, më kishte thënë ta merrja dy ditë më parë në telefon. Ia dërgova në Sarandë, aty më doli një femër e mori djalin, mendova se do ma merrte, i thashë më jep djalin. Ajo i la një 10 mijë lekësh, unë e mora e hodha në tokë. Djalit nuk i flas kurrë keq për babain, pastaj më kërkonte të dilja për drekë, unë ai dhe djali. Vetëm frika nuk më la.  Ai më kërkonte mua, jo djalin. I thoja merre djalin dhe dil.   Një vit ka që paguan vetëm mujoret. Muajt e prapambetura te përmbaruesi tha nuk mbaj përgjegjësi. Deri në tetor më mbajte përmbaruesi me shpresa. I thashë do iki te emisioni “Me zemër të hapur”, më tha mos ik se e bëjnë për show, lajmërova përmbaruesin dhe ish-bashkëjetuesin”, u shpreh gruaja në emission.
Nga ana tjetër ish-bashkejetuesi i saj në lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” pretendon se gruaja mashtron dhe se fëmija nuk i tij, por fryt i një lidhje tjetër që gruaja kishte në atë kohë.

“Jo,e  kam prishur biznesin. Ti më pyete unë t’u përgjigja për respekt të  biznesit. Në rradhë të parë, nuk duhet të më dekonspirosh emrin tim në emission se unë jam baba me dy fëmijë.

Me vendim gjykate, mua më është dhënë e drejta për të paguar detyrimet mujore.

Ç’të thotë të gënjen, të siguroj që ajo gënjen. Kam një familje të mrekullueshme, ajo është një gabim njerëzor. Çfarë do ajo të më shkatërrojë mua familje. Ajo merr e shan 500 herë në telefon, më shan vajzën dhe djalin. Vi kur të duash të ballafaqohemi, problem është ajo që do të më shkatërrojë familjen. Çdo proces gjyqësor është bërë sikur unë jam jashtë shtetit. Është bërë një mashtrim, se mua nuk më ka ardhur asnjë njoftim që unë të shkoja në gjykata. Unë kam një rekurs që e kam vendosur në Gjykatën e Lartë. Nuk është fëmija im. Në atë moment ka patur një lidhje tjetër, me njërin që ka patur një lavazh dhe do ta mbulojë atë. Në respekt të emisionit unë t’u përgjigja më tutje e zgjidh drejtësia”, u shpreh ish bashkëjetuesi i gruas.

BalkanWeb

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =